“Kërkojmë zgjidhje për ulje-ngritjet”, D’Ambrozio: Ëndërrojmë finalen e Champions-it, por duhet të jemi realistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 22:00

“Kërkojmë zgjidhje për ulje-ngritjet”, D’Ambrozio: Ëndërrojmë finalen e Champions-it, por duhet të jemi realistë

Danilo D’Ambrozio ka komentuar ecurinë e sezonit të Interit pa e justifikuar mungesën e vazhdimësisë.FC Internazionale v FC Bayern München: Group C - UEFA Champions League“Uljet dhe ngritjet? Ka shumë ndeshje, sa herë që dalim në fushë duhet të marrim gjithmonë tri pikët, sepse kush luan për Interin e di që edhe barazimi është si humbje. Nuk ka formulë matematikore, ne kemi pasur takime pas takimesh me grupin dhe përpiqemi të gjejmë zgjidhje ndeshje pas ndeshjeje, pasi duam të japim më të mirën tonë”, e ka nisur fjalën e tij mbrojtësi që më pas është ndalur te përballja me Benfikën dhe shmangia e Milanit në çerekfinale.

“Një impenjim i dyfishtë si derbi në Champions kërkon shumë energji, por në këtë pikë të gjitha skuadrat janë të forta. Gjithsesi shorti nuk shkoi keq në përgjithësi, nuk është se jemi të kënaqur me Benfikën, por skuadrat e tjera kanë diçka më shumë se ne, duhet të jemi realistë. Me portugezët do të luajmë në kushte të barabarta”. Italiani nuk e fshehu as ëndrrën për finalen e madhe europiane, ashtu si nuk la pa komentuar festën që Napoli planifikon për titullin.

“Finalja e Champions-it? Mund të mbërrijmë atje, fundja kjo është ëndrra, pastaj qëllimi ynë do të kalojë nga përpjekjet tona. Nëse Napoli fiton titullin çfarë do të bëj unë si napoletan? Do të zbres në qytet në 2025 (qesh.) Unë kam humbur tashmë disa darka që duhet të merrja pjesë, më masakrojnë (qesh)”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"