Kërkoi lirimin me kusht, por kampioni paraolimpik mbetet në burg për vrasjen e partneres së tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 20:04

Kërkoi lirimin me kusht, por kampioni paraolimpik mbetet në burg për vrasjen e partneres së tij

Komiteti special i Pretorias hodhi poshtë kërkesën për lirim të parakohshëm të kampionit paraolimpik, Oskar Pistorius, i cili që nga viti 2017 vuan dënimin me burg për vrasjen e partneres së tij Riva Stinkamp, në shtëpinë e tyre në vitin 2013.

130214104211-pistorius-and-steenkamp-02

Ligji i Afrikës së Jugut parashikon që një i dënuar, mund të lirohet me kusht pasi të jetë kryer gjysma e dënimit, por aplikimi i tij u refuzua sot dhe ai mbetet në burg.

Komisioni kompetent vendosi se Pistorius, për shkak të një llogaritje të gabuar, nuk ka kryer kohën minimale të nevojshme për t’u liruar nga burgu. Ai tani do të jetë në gjendje të riaplikojë për lirim me kusht në gusht 2024.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"