Kërkohet titulli kampion, skuadra shqiptare merr kreun në Malin e Zi pesë javë nga fundi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 23:10

Kërkohet titulli kampion, skuadra shqiptare merr kreun në Malin e Zi pesë javë nga fundi

Skuadra shqiptare e Deçiçit të Tuzit, mori kreun e klasifikimit në elitën e futbollit në Malin e Zi.  

decic

Deçiç triumfoi 2-0 ndaj Mladostit, në duelin e vlefshëm për javën e 31-të, ndërkohë që Buduçnosti pësoi u mposht 3-1 nga Jezero, duke i dorëzuar kështu kreun skuadrës shqiptare. 

Tani Deçiçi i ka 57 pikë, 3 më shumë se Buduçnosti. Xhiron e kaluar Deçiçi e humbi pozitën e parë, ndërkohë që këtë javë e rikuperoi sërish kryesimin. 

Pjetër Lulgjuraj e Bojan Matiç shënuan golat për ekipin shqiptar në Malin e Zi. Vlen të theksohet fakti se kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit, teksa Deçiç duket shumë pranë fitimit të titullit kampion.  

decic renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"