Kërcasin gjobat, Arsenali është klubi më i padisiplinuar në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 17:30

Kërcasin gjobat, Arsenali është klubi më i padisiplinuar në Angli

Klubet e Premier Ligës dhe ato të Ligave Profesioniste të Futbollit kanë paguar një shifër prej 1.3 milionë paundësh gjoba këtë sezon për sjellje agresive në fushë. 

arsenali

“The Sun” ka zbuluar shifrat e gjobave që skuadrat e elitës së futbollit anglez kanë paguar deri tani këtë sezon pas incidentit që ndodhi në ndeshjen çerekfinale të Kupës FA mes Junajtidit dhe Fulhamit, ku u treguan tre kartonë të kuq në harkun e 40 sekondave për miqtë. Por me sulmuesin Mitroviç, i cili shtyu arbitrin dhe trajnerin Marko Silva në pritje të dënimit, 54 ekipe të tjera nga 92 të ligave profesioniste të futbollit anglez janë gjobitur për sjelljen e tyre.

Arsenali është skuadra që ka paguar shifrën më të lartë të gjobave nga klubet e Premier Ligës këtë sezon (185 mijë paund), ndërsa Mançester Junajtidi dhe Evertoni kanë paguar gjoba me 6 shifra. Kryesuesit e Premier Ligës janë shpallur fajtorë në katër raste se nuk kanë arritur që të kontrollojnë sjelljen e lojtarëve të tyre këtë sezon. Vetëm pesë klube të Premier Ligës nuk kanë marrë gjoba për humbje të kontrollit në fushë: Njukasëlli, Brentfordi, Lestëri, Bornmëthi dhe Sauthemptoni.

gjobat

Federata angleze ka lëshuar më shumë se 100 gjoba për klubet e Premier Ligës dhe EFL-së, ndërsa shifra në total arrin në 1.279.375 paund. Vetëm klubet e Premier Ligës janë gjobitur me 932.500 paund në total. Dhe me gjobën në ardhje të Fulhamit për sjelljen e Mitroviçit dhe trajnerit Silva ndaj arbitrit, pritet që totali i 15 klubeve të gjobitura të Premier Ligës ta kalojë shifrën e 1 milion paundëve. Gjobën më të lartë këtë sezon e ka marrë Mançester Siti: 75 mijë sterlina për sjelljen e skuadrës së vet në përballjen me Arsenalin në “Emirates” muajin e shkuar.

PANORMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"