“Keqardhje që ky grup përfundoi me këtë dështim”, Çela: Sezoni nisi me probleme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 20:32

“Keqardhje që ky grup përfundoi me këtë dështim”, Çela: Sezoni nisi me probleme

Kastrioti e mbylli me humbje sezonin 2022/23 me rezultatin 3-0 nga Laçi. Trajneri i krutanëve, Emiljano Çela, nuk e fshehu zhgënjimin dhe u shpreh se ky sezon ishte i dështuar.

cela

“Keqardhje shumë e madhe që ky grup të përfundonte me këtë lloj dështimi, qoftë në fazën e ndërtimit të ekipit, qoftë në mënyrën si punuam, si u futëm në kampionat, patëm shumë probleme. Duke marrë shkas që nga bllokimi i merkatos, te problemet me lojtarët, te dëmtimet.

Ishte një sezon shumë i gjatë. E mendonim që do ishte një sezon me probleme”, u shpreh Çela për “Oversport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"