“Kemi treguar fytyra të ndryshme në kohë të shkurtër”, Tuhel i bindur: Eliminojmë Arsenalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 15:37

“Kemi treguar fytyra të ndryshme në kohë të shkurtër”, Tuhel i bindur: Eliminojmë Arsenalin

Humbja në “Allianz Arena” kundër Dortmundit ka lënë pasoja të mëdha në dëm të ekipit kampion.

tuhel

Bajerni vinte pas dy goeladave në Bundesligë, konkretisht me Mainc dhe Darmshtad, por paraqitja zhgënjyese në “Der Klassiker” ka hedhur poshtë optimizmin e tifozëve se ata e kishin lënë pas mungesën e konsistencës në lojë dhe rezultate. Trajneri Tuhel, gjatë seancës stërvitore, ka gjetur momentin të rrisë dozat e besimit në ekip dhe më gjerë nëpërmjet prononcimit në “ESPN”. Liga e Kampionëve ka mbetur i vetmi kompeticion ku Herri Kejn mund ta mbyllë sezonin debutues me trofe në duar.

TUHEL – “Ekipi e ka treguar se është i aftë të konkurrojë me skuadrat më të mira në Europë. Arsenali po përjeton formë fantastike, gjithsesi i kemi të gjitha shanset për të vijuar drejt gjysmëfinaleve. Nëse e hedhim vështrimin në kohë të shkurtër, kemi prezantuar fytyra të ndryshme në sfida të caktuara. Para pushimeve ndërkombëtare finalizuam fitore me goleada, ndërsa me Dortmundin dukej sikur na kishin humbur të gjitha reflekset e ekipi dominues dhe rezultativ. Fakti që Herri Kejn dhe Xhamal Musiala ndodhen në kulimin e sezonit, na ngroh akoma më tepër.

Synimi ynë nuk përfundon me gjysmëfinalet, por më tej. Të gjithë e dimë se sa i vështirë dhe impenjativ është Champions-i. Megjithatë, Bajerni e ka në ADN-në e tij shpirtin luftarak dhe triumfin, i cili nuk është shfaqur gjithmonë gjatë këtij sezoni në Bundesligë. Komponenti që ndeshja e kthimit luhet në Mynih, nënkupton armën sekrete kundër skuadrës angleze, mbështetja e tifozëve”, përfundoi Tomas Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"