“Kemi projekt të madh në atletikë”, Stërmasi: Sportistët nuk paguajnë më nga xhepi, nuk jam më trajner i Luizës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2023 | 11:52

“Kemi projekt të madh në atletikë”, Stërmasi: Sportistët nuk paguajnë më nga xhepi, nuk jam më trajner i Luizës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi ishte i ftuar të emisionin “Log” në “Panorama TV”, aty ku foli për zgjedhjen në krye të federatës. Ai u shpreh se ka një projekt afatgjatë dhe ka shumë gjëra që duhen ndryshuar, por natyrisht kërkojnë kohë.

talutant stermasi

“Federata e Atletikës? Secili nga ne duhet të mbajë përgjegjësi dhe gjithçka ka etapa të veçanta. Trajnimi është pasioni im dhe kemi detyrime të çojmë atletikën para. Doja të përfshihesha dhe kjo është arsyeja. Ka mangësi në vite, në nivel masiviteti por ndodh në të gjithë botën dhe do të ndihet edhe në Shqipëri normalisht. Nuk mund të kufizohemi vetëm me Tiranën.

Aktivitete sportive? Dua që qytetet kryesore të kenë një maratona, nga Durrësi, Korça e qytete që kanë një sport. Në pranverë dhe vjeshtë mundemi që t’i bëjmë. Në Shkodër ka një garë çdo vit nga Shkodra në Ulqin dhe anasjelltas. Nuk është niveli i kompeticioni sa pjesëmarrja. Duhet ta bëjmë që nga A deri në Zh.

Zëvendësues për Luiza Gegën? Ka një numër të caktuar. Krahasuar me rajonin, kemi pak masivitet në nivel amator dhe në nivel elitë që bëjnë kompeticion. Që të arrijmë te Luiza-Izmir, duhet të kemi 30-40 dhe që të arrijmë. Që të kemi këto numra, duhet shtuar trajnerët dhe ka shumë pak por duhet që të shkojmë në 60. Ka kurse trajnimi për trajnerët dhe ke mundësi të bëhesh gati por duhet të kesh edhe fonde për të arritur diçka të tillë. Nuk mund t’ia lëmë rastësisë. Kemi një fizioterapist kubanez që është nga kombëtarja e Kubës dhe shpresoj të bëjmë kontratë me të sepse është ndër më të mirët në Botë.

Dua që të ketë trajnerë në disiplina të caktuara. Shpresoj të marr një kampione bote nga Kuba për hedhje çekiçi dhe do të jetë trajnere për 5-6 vite në Shqipëri. Do të marr trajner shpejtësie për 1 vit që të kemi grupet e para të specialistëve shumë të mirë. Nuk ndodhin për 1-2 vite por për 5 po. Duam të jemi brenda finaleve të Europës dhe do shumë investim, ku njëri më pak e tjetri më shumë i ndryshojnë. Duhet ndryshuar mentaliteti sepse pak nga pak vijnë rezultatet. Duhen mbajtur premtimet dhe duhet buxhet e për këtë po luftoj që të na ndihmojnë.

KOKSH? Jemi pjesë e lojërave olimpike por atletika është vetë. Duhet që të ketë udhëtime, uniforma e shumë shpenzime të tjera. Jemi në një logo me Komitetin Olimpik Europian. Ne kemi axhendë ndryshe nuk mund të bëjmë kampionat europian dhe ta quajmë olimpike. Nëse Luiza del e para në Ligën e 3 dhe ka kohën më të mirë, atëherë quhet edhe kampione olimpike.

Veliaj? Të flasim drejt. Është i vetmi që kam kaluar 22 vite në sport dhe ka kontribuuar. Ky është realiteti dhe pa KOKSH, qeveri dhe Bashki e kisha të pamundur që të bëhesha kandidat.

Zgjedhjet e FSHF-së? Nuk përfshihem fare. Nuk kam lidhje me to sepse janë pragu i tjetrit dhe nuk ndërhyj në këtë anë.

Luiza në lojërat olimpike? Synojmë për të dalë kampionë për sportistët e mi. Nëse kisha 5 tani kam 70. Roli është të suportojë sportistët sidomos elitarë. Kur flasim për Luizën, ajo ka bërë garë të jashtëzakonshme në Firence. Luiza e ka marrë bazën dhe nuk ka nevojë të ketë dikë te koka. Ka edhe kolegë që e suportojnë dhe në 2024 është proces i rëndësishëm për të gjetur trajner për formatin e Luiza Gegës. Gjergj Ruli ka bërë çfarë ka dashur të bëjë dhe nuk e ndalon statuti, por nuk mund të jem vetëm me 1 sportiste por me të gjithë. Duam një trajner që ka fituar të paktën një kampion bote dhe jo trajnerë të tjerë.

Në Kenia ose në Afrikë ka trajnerë dhe jo në të gjithë botën që trajnerët shoqërojnë sportistët. Kështu, ajo shkon një herë në 2 muaj që ta shohë trajneri. Nuk shoh asnjë cedim.

Presidenca? Do të rri aq sa do komiteti. Nuk po flas për kostot. Janë 8 mijë euro investim të mijat. Po investoj me biznesin dhe kemi 2 sponsorë por do të kemi edhe 2 të tjerë. Kam takuar z. Fidel Ylli dhe po punojmë në infrastrukturë dhe në 2024 fillojmë projektin nëpër shkolla. Do të ketë mini-maratona në çdo qytet, gara të vogla nëpër shkolla dhe me fëmijët që kanë talent, do të merren trajnerët. Më pas fillon financimi dhe shpërblimet për futbollistët. Nuk do të paguajnë më për stërvitjet.

Infrastruktura dhe stërvitja në Kenia? Në Ersekë ka stadium me pistë dheu. Diku tjetër ka mundësi për hedhje dhe dalë nga dalë do të kem kohë për të bërë infrastrukturë. Do të bëj edhe hotelin për ekipin kombëtar.

Medalje? Ky investim do 8 vjet dhe nuk mund të them sa medalje sjellim. Në nivel rajoni do të kemi 5-6 sportistë që janë të parët ose të dytë. Kemi shumë sportistë që kanë sjellë medalje në Shqipëri. Kemi aktualisht 4 sportistë që sjellin medalje. Izmiri ka lënë pas dëmtimin dhe po bëhet gati e do të gjejmë trajner. Franko ka trajner dhe kur të ketë nevojë për grumbullime do ta ndihmojmë”, tha Stërmasi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"