“Kemi oferta për dy lojtarë”, Tetova pas triumfit të Egnatias: Ishte lojë episodesh, ja kujt ja dedikoj fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 21:37

“Kemi oferta për dy lojtarë”, Tetova pas triumfit të Egnatias: Ishte lojë episodesh, ja kujt ja dedikoj fitoren

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova nuk mund të ishte më i lumtur se kaq pasi arriti të fitonte të dy trofetë këtë sezon.

bandicam 2024-05-26 21-32-04-515

“Të dyja trofetë jo me thënë atë që është, por kur u mundëm me Tiranën vjet deklarova se këtë sezon do të ishim më mirë dhe gjatë ecurisë kur bëmë mirë thamë pse mos ti tentonim të dyja trofetë. Në pjesën e parë e markuam mirë Mbanë dhe aty erdhi dhe goli. Unë e pata deklaruar që është lojë episodesh edhe ne e kishim mundësine, goditëm shtyllën, ishim më pranë golit. Ka qenë një konstatim i mirë, fitova duelet në mesfushë, e menaxhuam mirë, por edhe Partizani kishte momentet e veta. Fitoren ja dedikoj familjes time dhe Edmond Zallës, kam mirënjohje pafund për atë njeri. Mbas dy ditësh nisem me pushim dhe do kemi 1 javë pushime. Ikën vetëm Fernando nga skuadra, kemi dy oferta për dy lojtarë, por qëndrojmë me këmbë në tokë”, deklaroi Tetova për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"