“Kemi luajtur pa lekë këtë sezon”, reagon klubi që ka bërë histori në Superiore: Ramë një kategori më poshtë, ky është fundi!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2022 | 14:30

“Kemi luajtur pa lekë këtë sezon”, reagon klubi që ka bërë histori në Superiore: Ramë një kategori më poshtë, ky është fundi!

Klubi i Shkumbinit ka bërë histori në Kategorinë Superiore, por prej vitesh klubi peqinas ndodhet në pikën e saj më të errët që kur është krijuar si klub.

shkumbini

Pas humbjes me skuadrën e Pogradecit me shifrat 6-0, peqinasit prenë biletën për një kategori më poshtë duke zbritur në të Kategorinë e Dytë.

Së fundmi për këtë situatë ka reaguar vetë klubi me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke shkruar se këtë sezon të gjithë kanë punuar pa para:

POSTIMI I KLUBIT TË SHKUMBINIT –

“Pas humbjes së djeshme në Pogradec 6-0, biem zyrtarisht një kategori më poshtë.

Fjalët janë të tepërta për të shpjeguar faktorët e rënies nga kategoria, dihen.

Faleminderit të gjithë çunave që luajtën pa lekë në këtë sezon.

E vështirë është ta themi por skuadra mund të mos ekzistojë më nga viti tjetër, klubi i nje qyteti që e do futbollin dhe e sheh atë si të vetmin argëtim, mund të mos ekzistojë më kurrë.

Peqin 17.04.2022

Fund!”

shkumbini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"