“Kemi humbur shpirtin luftarak dhe mentalitetin fitues”, Osmani i alarmuar: Shumë lojtarë jashtë forme, tani është problem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 21:00

“Kemi humbur shpirtin luftarak dhe mentalitetin fitues”, Osmani i alarmuar: Shumë lojtarë jashtë forme, tani është problem

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, e ka cilësuar humbjen e sotme ndaj Laçit si pasojë e formës së dobët që po kalojnë disa lojtarë të kuqebluve në këtë pikë të sezonit.

bandicam 2024-04-13 20-37-23-090

“Sigurisht çdo humbje nuk është e mirë, sot ishte një lojë e ngadaltë, pa dyluftimet ku gati shumicën e dyluftimeve e kemi humbur. Lojë e ngadaltë në sulm, nuk kishim lëvizje adekuate, në momente ishim gati 5 lojtarë në vijë, nuk shkëputeshim prej lojtarëve të mbrojtjes kundërshtare. Nuk depërtonim te goli, shumë pak rast e bëmë në këtë ndeshje. Kurse pjesa e dytë e njëjta gjë. Pasi pësuam golin, u munduam të bënim rifreskim pak të sulmit, nuk arritëm dhe rezultati është ky që është.

Nuk ishim konkret, me futjen e Gomesh, krosimet që vinin, krahët duhej të ishim më të rrezikshëm, që veç Balajt të ishte edhe Gomesh. Kurse me Salën, deshëm të përforcojmë edhe 20 metërshin e kundërshtarit që të kishim sa më shumë lojtarë në sulm. Por ishte evidente që nuk e arritëm.

Them se pauza sa i përket freskisë e lojtarëve, mendoj se ajo prapë na dha mirë. Por ndoshta edhe humbja e formës së disa lojtarëve bën të vetën. Nuk e kemi ne atë shpejtësinë që patëm në periudhën e rezultateve të mira, e humbëm atë shpirtin luftarak, mentalitetin fitues. Por megjithatë, edhe me pjesën që mbeten edhe 5 ndeshje, duhet të përmirësohemi dhe t’u kthehemi atyre rezultateve.

Pikërisht këtë përmenda për lojtarët jashtë forme. Hajde ndoshta një ose dy lojtarë ndoshta edhe mund të bëhet diçka, ndoshta vërehet por jo aq shumë. Por kur janë disa kjo është një problem.

Sigurisht që shqetësimi pas kësaj ndeshje është, se thashë që një kampionat duhet të jesh në çdo moment syhapur se rezultatet i shihni vetë. Jo se janë befasuese, por se të gjithë ekipet praktikisht janë në lojë për mbijetesën e kreun.

Më me cilësi? Mendoj se ekipet që janë në katër vendet e para, tani edhe Tirana, mendoj se këto ekipe dallohen për cilësi”, tha Osmani për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"