“Kemi grup me cilësi, nuk më tremb shkarkimi te Skënderbeu”, Gvozdenoviç: Sot pres fitore, jepuni kohë trajnerëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2023 | 10:22

“Kemi grup me cilësi, nuk më tremb shkarkimi te Skënderbeu”, Gvozdenoviç: Sot pres fitore, jepuni kohë trajnerëve

Skënderbeu barazoi 1-1 ndaj Egnatias në ndeshjen e javës së 10-të të kampionatit duke marrë 1 pikë të rëndësishme për nga mënyra si shkoi ndeshja. Gjithsesi, nuk ka kohë për qetësi, pasi ndeshja me Dinamon erdhi. Korçarët do të përballen me kryeqytetasit mbrëmjen e së martës në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.

GVOZDENOVIC

Sa i përket gjendjes së ekipit të Skënderbeut, bardhekuqtë u gëzohen rikthimeve, pasi në ndeshjen e kaluar mungonin Liço dhe Prençi për shkak kartonësh. Të dy këta lojtarë do të jenë në dispozicion të ekipit në duelin e radhës. Kur jemi vetëm një ditë para ndeshjes me Dinamon, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka dalë në konferencë për mediat duke kërkuar nga lojtarët të japin maksimumin në këtë duel delikat. Tekniku ka vlerëdhe vendi i pestë në këtëmoment për Skënderbeun.Korçarët në 10 javë janë nëmesin e tabelës, duke qenëshumë pranë “Final 4” që dotë luhet pas javës së 36-të.suar kundërshtarin dhe ka bërë thirrje për përqendrim.

Ivan, vetëm dy ditë dhe vjen Dinamo. Skënderbeu është gati?

Po, shumë shpejt, por ky është kalendari. Ne kemi punuar menjëherë për ndeshjen e radhës dhe kemi mbyllur përgatitjet. Kampionati është shumë i fortë dhe shumë ekipe kanë pak diferenca edhe në renditje mes tyre. Dinamo është një skuadër e mirë që do të thotë se ka cilësi në brendësi të skuadrës. Ne kemi punuar mirë në këto dy ditë përgatitjesh dhe besoj se jemi gati për të shkuar në këtë transfertë e për të bërë një ndeshje të mirë.

Rreshtimi 4-1-4-1 nuk funksionoi siç duhet?

Ne e kemi filluar me këtë rreshtim dhe nuk është se nuk kemi bërë mirë. Kemi pësuar golin shumë shpejt dhe normalisht që do të ishte më e vështirë. Në pjesën e dytë duhet të reagonim, prandaj erdhi ai ndryshim formacioni në 3-4-3. Nuk mendoj se formacioni nuk ishte zgjedhje e mirë. Por ajo që dua të veçoj është se lojtarët bënë mirë detyrat e tyre. Ndeshja ishte e vështirë, sidomos kur pëson gol aq shpejt.

Mungesat e Liços dhe Prençit ia zbehin cilësinë Skënderbeut?

Padyshim janë lojtarë që kanë shumë eksperiencë dhe cilësi. Por ne kemi lojtarë të tjerë dhe të gjithë kanë bërë mirë detyrat e tyre. Kemi një grup me cilësi dhe gjithsekush ndihmon ekipin shumë. Por pa diskutim, po flasim për dy lojtarë që janë titullarë te ne dhe normalisht që ndikonte mungesa e tyre.

Uçe nga minuta e parë dhe Frenklin që debuton. Çfarë përgjigje keni marrë nga dy sulmuesit?

Unë e thashë që për mua skuadra është shumë më e rëndësishme se individët. Uçe bëri maksimumin dhe ndihmoi ekipin me aq mundësi sa kishte, pasi nuk është ende në 100%. Frenklin, por edhe Lika e Pecani, i dhanë një tjetër ritëm ekipit dhe erdhi goli. Menduam të tentonim fitimin e ndeshjes, por edhe të kishim ekuilibër për të mos dalë pa pikë.

Skënderbeu shkon në këtë ndeshje vetëm për fitore?

Skënderbeu shkon kudo për fitore. Duhet të mendojmë për pikët, pasi kampionati është shumë i fortë dhe ekipet janë shumë të ngjashme nga cilësia. Prandaj jam i mendimit që të shkojmë atje për të bërë lojën tonë dhe për të tentuar fitoren në këtë takim. Do të shohim më pas se si do të dalim dhe do të komentojmë gjithçka.

7 nga 10 pankina kanë “rënë”. Sa nën presion është institucioni i trajnerit?

Gjithmonë ne trajnerët jemi në presion. Në dhjetë javë kampionat të largohen 7 trajnerë nga 10 ekipe është shumë. Padyshim që presidenca vendos në fund të fundit. Por çdo trajner ka nevojë për kohë dhe për të vënë në punë idetë e veta. Por është një kosto që i takon gjithmonë trajnerit, sa herë humbet ekipi.

LLAZI SARO -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"