“Kemi ftohtë, fikni kondicionerët”, lojtari i Holandës shfaqet me rrufë gjatë konferencës për shtyp: Gripin ma ngjiti…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 14:20

“Kemi ftohtë, fikni kondicionerët”, lojtari i Holandës shfaqet me rrufë gjatë konferencës për shtyp: Gripin ma ngjiti…

Gjithnjë e më shumë lojtarë të kombëtares holandeze duket se shqetësohen nga kondicionerët e shumtë në stadiume gjatë Botërorit. I pari që ngriti zërin për këtë çështje ishte Frenki de Jong, i cili pati thënë se kishte ftohtë gjatë një konference për shtyp. Me zë të marrë dhe rrufë u paraqit në konferencën e djeshme edhe Marten de Ron.

de ron 1

“Kam pak ftohtë, por ndihem mirë. Mbase kam luajtur paksa shumë afër Frenkit (De Jongut),” tha me shaka mesfushori. Më herët braziliani Antoni ishte ankuar për kondicionerët në Botërorin e Katarit.

Diferencat e temperaturës janë të mëdha në disa vende dhe gjatë ditës është pothuajse 30 gradë kudo, teksa kujtojmë se çdo ndeshjet luhet në 26 gradë, një temperaturë e realizuar me ndihmën e kondicionerëve gjigantë të montuar nëpër stadiume.

LOJA E TULIPANËVE – Marten de Ron në këtë Botëror luajti për herë të parë kundër Katarit (2-0) të martën. Trajneri i Kombëtares, Louis van Gal, përveç Frenki de Jongut, ka preferuar Steven Berghuis dhe Teun Kopmainersin në dy ndeshjet e mëparshme në grup. Sidoqoftë, mesfushorin i Atalantës në kampionatin italian është dakord se loja në fushë e kombëtares holandeze në Kupën e Botës ka qenë zhgënjyese deri tani.

“Ne po kërkojmë, kjo është e qartë. “E dimë se do të përmirësohet, të gjithë punojmë së bashku në këtë drejtim, megjithatë nuk duhet harruar se qëllimi i parë është të fitojmë sfidën e radhës. Nuk po luajmë qëllimisht keq këtu, tha mesfushori të enjten para fillimit të stërvitjes së “Portokallinjve” në Doha.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"