“Ke marrë numër të frikshëm”, Xhixha dhe Ismajgeci ngacmojnë prurjen e re të Tiranës
Futbollisti Rimal Haxhiu u largua nga Kukësi në merkaton e janarit, teksa zgjodhi të transferohej te kampionët e Tiranës.
Ditën e djeshme, nëpërmjet faqes zyrtare, u bë dhe prezantimi i 23-vjeçarit nga Kruja me fanellën bardheblu, teksa nuk munguan ngacmimet e dy ishëve të Tiranës. Bëhet fjalë për Redon Xhixhën dhe Marsel Ismajgeci.
Gjithçka ka nisur nga numri që Haxhiu do të mbajë në fanellë, teksa ka marrë numrin 14, që mbahej nga ish-kapiteni Ismajgeci, i cili u largua drejt Zrinjskit në Bosnjë.
“Ngjajmë njëçik eee”, ishte komenti i Gecit drejtuar Xhixhës, ndërkohë që sulmuesi ia kthen po me batutë: “Dua t’i them Rimal Haxhiut që ke marrë numër të frikshëm”.
“E kam parasysh vetë”, ishte përgjigjia e Haxhiut.
PANORAMASPORT.AL
