Kavajasit me mungesa, Bubeqi me dhimbje koke para Burrelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 13:24

Kavajasit me mungesa, Bubeqi me dhimbje koke para Burrelit

Kur mendonte se Besa do të ishte e plotë në sfidën me Burrelin, trajneri Dorjan Bubeqi është befasuar nga gjendja e disa lojtarëve. Ersi Kapo nuk është rikuperua, ndërkohë kanë pasur probleme edhe sulmuesi Ermir Spahiu dhe qendërmbrojtësi Nuredin Abdullai.

TRAJNERI I BESES, DORJAN BUBEQI

Në pikëpyetje është edhe Myslym Ramillit dhe kështu trajnerit Dorjan Bubeqi i duhet të ribëjë llogaritë me një tjetër prapavijë. Besa ka udhëtuar që dje në mesditë drejt Burrelit. Kapo është mungesë e sigurt, ndërsa tre lojtarët e tjerë me problem janë me grupin dhe do të shihet deri në momentin e fundit, nëse mund të luajnë apo jo.

Përveç këtyre mungesave, nuk duhet harruar se Burreli është shndërruar në “mace të zezë” për kavajasit, teksa në 3 vitet e fundit e ka mundur Besën dhe ka marrë barazim në Kavajë. Për Besën është një ndeshje, ku fitorja do kishte shumë vlera.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"