Katër shqiptarë në fushë/ Nga Muçi te Cikalleshi, shikoni notat dhe statistikat e të gjithëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2024 | 0:03

Katër shqiptarë në fushë/ Nga Muçi te Cikalleshi, shikoni notat dhe statistikat e të gjithëve

Beshiktashti mposhti Koniasporin me rezultatin 2-0 në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Superligës turke, ku ishin të pranishëm plot 4 futbollistë shqiptarë. 

BESHIKTASHIIII

Muçi dhe Rashica te vendasit e Beshiktashit dhe Cikalleshi e Ethemi te Koniaspori. Ata që spikatën më së shumti ishin Rashica dhe Muçi.  

Shqiptari i Kosovës kontribuoi me asist për golin e parë të shënuar nga Kilicsoj, ndërkohë që performancë e shkëlqyer edhe për Muçin që gjuajti 2 herë portën, si dhe realizoi 88% të pasimeve të sakta. 

Për sa i përket notave të vendosura nga faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”, Rashica u vlerësua me notën 7.7, Muçi me notën 7.5.  

Beshiktash

Ndërkohë që Cikalleshi dhe Ethemi u vlerësuan respektivisht me notat 6.6 dhe 6.7.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"