Katër finale të humbura brenda një sezoni, zhgënjim historik për klubin e njohur italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 23:54

Katër finale të humbura brenda një sezoni, zhgënjim historik për klubin e njohur italian

2023 ishte një vit “jo” për klubin e Fiorentinës, që dështoi në plot 4 finale sezonale. Pas skuadrës së parë që dështoi në finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit dhe atë të Konferencë Ligë ndaj Uest Hemit, mbrëmjen e sotme ishte radha e skuadrës së 19-vjeçarëve për t’i vendosur “vulën” zhgënjimit.

FyNbmfLWAAUG6SY

Primaverat e Fiorentinës, me në krye kapitenin shqiptar Eljon Toçi, u mposhtën mbrëmjen e sotme në finalen e kampionatit nga Leçe, me një gol në minutën 122-të, ndërkohë që pak kohë më parë, humbën edhe finalen e Kupës së Italisë ndaj Romës, në një tjetër duel që shkoi me kohë shtesë.

LECEEE

Një sezon ky që duket se do të mbahet mend gjatë nga klubi i Fiorentinës për sa i përket dështimeve të njëpasnjëshme në finale.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"