Postuar: Maj 18, 2021 | 15:42
Kategoria Superiore U-17/ Përcaktohet finalja e madhe, Internacionali dhe Akademia e Futbollit në kërkim të trofeut
Internacional Tirana-Akademia e Futbollit është finalja e madhe e Kategorisë Superiore U-17, që do të përcaktojë fituesin kombëtar të këtij sezoni. Internacional Tirana fitoi me përmbysje ndeshjen ndaj Apolonisë me rezultatin 3-5.
Ndërkohë, në ora 18:00, u zhvillua ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Akademisë së Futbollit dhe Shkëndijës së Tiranës. Sfida prodhoi mjaft emocione dhe raste, por vetëm një gol, të shënuar nga Dijar Nikqi në minutën e 9-të të takimit, i cili kaloi në avantazh Akademinë e Futbollit.
Ekipi i Akademisë së Futbollit është skuadra e dytë finaliste e këtij sezoni futbollistik. Fituesi i Kategorisë Superiore U-17 do të diskutohet mes dy skuadrave.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"