Kategoria III/ Dy lojtarët e të njëjtit ekip zihen për një pasim dhe marrin të kuq. Permeti fiton me golin e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 11:26

Kategoria III/ Dy lojtarët e të njëjtit ekip zihen për një pasim dhe marrin të kuq. Permeti fiton me golin e trajnerit

Me dy ndeshjet e djeshme, u mbyll java e 9-të e Kategorisë së Tretë. Klosi ka mundur 5-3 Skraparin, që luajti 53 minuta me 9 lojtarë.

kategoria-e-trete

Demko dhe Hajdari janë zënë me njëri-tjetrin për një pasim topi dhe pas të sharave gati sa nuk plas sherri, por shokët e ndalën konfrontimin. Gjyqtari u tregoi të kuqin, që rëndoi skuadrën e Albert Spahiut, ndonëse deri në atë moment ishin duke humbur me shifrat 3-2. Ndonëse barazuan kur ishin në inferioritet, morën edhe dy gola.

cccczxczxcxzc (1)

Adriatiku-Përmeti ishte edhe më interesante, pasi ekipi i Orges Todhes ndali kryesuesit. Meritë pati pikërisht trajneri në fakt, pasi ai e vulosi fitoren në të 83-ën minutë. Gjikola i kishte dhënë avantazhin përmetarëve në të 36-ën, por Mehemti barazoi në të 67-ën. Me këtë trepikësh ata barazohen në pikë me Adriatikun dhe i afrohen misionit për t’u ngjitur.

dszfsdfsdfsdf (1)

fdsdfsdfsdfsdfsdf (1)

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"