KATEGORIA E TRETË/ Vasha: Prestige beson deri në fund, tani në lojë hyn edhe fati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 8:42

KATEGORIA E TRETË/ Vasha: Prestige beson deri në fund, tani në lojë hyn edhe fati

Prestige nuk dorëzohet në arritjen e objektivit madhor dhe ky optimizëm vjen edhe nga trepikëshi që morën në tavolinë, për parregullsinë e Arnisës në sfidën mes tyre. Mbrojtësi Bektash Vasha, që ndaj Kionstudios luajti si sulmues dhe shënoi, për “Panorama Sport” tregon synimet e skuadrës, si dhe “pishmanet” që komplikuan ecurinë e Prestige drejt ngjitjes në Kategorinë e Dytë.

PRESTIGE

A është zhbllokuar skuadra pas fitores së thellë, 7- 0, me Kinostudion?

Besoj se kjo fitore solli sërish harmoninë dhe një qetësi psikologjike për të gjithë skuadrën, pasi golat u shënuan nga 7 lojtarë të Prestige.

Roli juaj është qendërmbrojtës, por së fundmi luajte për herë të parë si qendërsulmues dhe shënove gol. I kënaqur nga paraqitja juaj?

Kënaqësia ime është që jam kthyer me grupin dhe pse ky sezon nuk ka shkuar ashtu siç e prisja për shkak dëmtimesh. Gjithsesi, kontributi im do të jetë i përhershëm dhe kudo që të kërkohet, mjafton të ndikojë në marrjen e pikëve.

Keni marrë fitoren ne tavoline ndaj Arnisës dhe jeni në kuotën e 25 pikëve. Besoni se mund të ngjiteni?

Gjithmonë besojmë dhe shpresojmë, por detyra jonë është të fitojmë ndeshjen e radhës dhe të tjerat ia lëmë fatit. Luani ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Përmetit.

Sa e rëndësishme është dhe a mund të quhet një sfidë “hakmarrjeje” për humbjen e para disa javëve?

Përmeti do të marrë vlerësimin si çdo skuadër tjetër, por nuk mbivlerësojë asnjë ekip. Kemi treguar, mbase për momentin jo në klasifikim, por gjatë ndeshjeve kur humbasim apo fitojmë se asnjë ekip nuk ka qenë më i mirë se ne në fushë.

Sipas jush, cila është ndeshja më e mirë e Prestige në Kategorinë e Tretë dhe cili takim ju ka ngelur “pishman”?

Një nga ndeshjet më të mira për mua ka qenë fitorja në Klos me 9 lojtarë, si dhe fitorja me Basanian në Shkodër. Në këto takime ekipi ka treguar karakter dhe dëshirë për të marrë maksimumin. Ndërsa “pishman” mund të quhen disa ndeshje, por me Përmetin ishte diçka në kufijtë e të pabesueshmes.

1

2

A.DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"