KATEGORIA E TRETË/ Valbona e nis me goleadë, Osumi barazon me 10 lojtarë. Ja rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 14:24

KATEGORIA E TRETË/ Valbona e nis me goleadë, Osumi barazon me 10 lojtarë. Ja rezultatet dhe renditja

Kategoria e Tretë ngriti siparin. Dje janë luajtur dy ndeshjet e para, ndërsa nesër janë programuar dy të tjerat. Dita e parë ka prodhuar plot 15 gola, ndërsa Valbona-Drini u mbyll 7-4 dhe Skrapari-Osumi 2-2.

KATEGORIA E TRETE

VALBONA–DRINI: Një superndeshje që dhuroi jo vetëm spektakël në fushë, por edhe 11 gola. Për t’u veçuar është goli i dytë i Drinit, realizuar nga Kreshnik Ahmetaj nga 40 metra. Topi prek pak traversën dhe shtyllën pingule.

Të parët shënojnë futbollistët e Drinit me Xhutin, por Valbona përmbys me dy gola të shpejtë me anë të Qerimit dhe Tara e Ahmetaj barazon shifrat 2-2, me atë supergol. Fraksioni i parë mbyllet 3-2 për Valbonën, ku përsëri Tara shënon golin e tretë.

Në fraksionin e dytë, Lambard, një nga afrikanët e afruar te Valbona, bën diferencën teksa shënon tripletë, ndërsa Bledar Hajdari vulos shifrat 7-4. Për Drinin, Xhuti plotëson dopietën dhe Dogjani shënon golin e katërt. Vlen për t’u theksuar se skuadra e Drinit vjen me një president të ri, Klidjan Hasalami, që e ka përforcuar këtë skuadër dhe e ka bërë konkurruese.

V

SKRAPARI–OSUMI: Derbi Skrapari-Osumi përfundoi në “paqe”. Skraparllinjtë nuk e kanë shfrytëzuar epërsinë numerike të lojtarëve, pasi miqtë mbetën me 10 lojtarë që prej së 37-ës minutë, kur Topanji u skuq.

Miqtë kaluan në epërsi të dy golave, me anë të Llazos e Kovaçit, por vetëm kaq. Skrapari sapo mbërrin presidenti Hysen Caka, arriti të barazojnë me Qafokun e Haxhiun.

SK

KAT 3

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"