Postuar: Dhjetor 21, 2021 | 12:00
KATEGORIA E TRETË/ Start perfekt i kampionatit, AF Elbasani regjistron fitoren e tretë radhazi
AF Elbasani nuk di të ndalet, teksa arrin fitoren e tretë radhazi po në kaq ndeshje në Kategorinë e Tretë.
Skuadra e Stojkut arriti një sukses ditën e sotme me rezultatin 4-0 ndaj ekipit të Eagles.
Autorët e golave ishin Gava, Mici, Hyshmeri dhe Çota të cilët i dhanë kështu tre pikë të tjera të rëndësishme skuadrës verdheblu.
AF Elbasani mban vendin e parë në Kategorinë e Tretë me 9 pikë të plota, duke realizuar në total 17 gola dhe duke mos pësuar asnjë.
FT | AF ELBASANI 4-0 EAGLES
Gava, Mici, Hyshmeri, Çota
PANORAMASPORT.AL
