KATEGORIA E TRETË/ Spartaku gjen kthesën, Albanët nisin arratinë. Ja rezultatet dhe renditjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 10:45

KATEGORIA E TRETË/ Spartaku gjen kthesën, Albanët nisin arratinë. Ja rezultatet dhe renditjet

Janë luajtur dje në Kamzë dy takimet e radhës për javën e 10- të të Kategorisë së Tretë.

kategoria-e-trete

Fillimisht kanë zbritur në fushë Drini i Zdojanit me Spartakun e Tiranës, ku e fituar doli skuadra e Artan Vangjelit.

Edhe pse miqtë thuajse e nisën me gol pas 6 minutash, përmbysen gjithçka dhe frikshëm madje. Një tripletë e Bulkut dhe Kovaçi me Shahun shënuan për “manitën” dhe ngjitjen në vendin e 5-të.

1

Në ndeshjen e dytë Albanët nuk e diskuan fare Minatorin, duke i shënuar katër gola.

Kryesuesit zhbllokuan shifrat në të 18-ën me Qoshjan dhe me këto shifra shkuan në pushim. Vetëm në fraksionin e dytë, skuadra e Bledi Gockaj u çlirua. Mersini dyfishoi në të 47-ën, ndërsa Dajti e Murja i vendosën “vulën”.

Kjo fitore e Albanëve solli dhe një shkëputje me 4 pikë nga Këlcyra e vendit të dytë.

2

3

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"