KATEGORIA E TRETË/ Sot ngrihet sipari i sezonit të ri, java e parë luhet në 5 ditë (KALENDARI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 8:49

KATEGORIA E TRETË/ Sot ngrihet sipari i sezonit të ri, java e parë luhet në 5 ditë (KALENDARI)

Do të startojë Kategoria e Tretë. Java e parë do të luhet në 5 ditë, vetëm me të dielën pushim.

KATEGORIA E TRETE

Sot janë parashikuar të luhen dy ndeshjet e para, Përmeti-Basania që fillon prej orës 10:30 dhe në 13:30 është programuar Këlcyra-Albanët.

Një ditë më pas, të premten në të njëjtat orare, do të luhet Skrapari-Çerma dhe Gramozi-Drini.

Ditën e shtunë do të luhet vetëm një takim ai mes Klosit dhe Adriatikut në orën 10:30 dhe të hënën do të zhvillohet e fundit përballje, ajo mes Spartakut dhe Minatorit (13:30).

Siç dihet, në këtë kampionat marrin pjesë 13 ekipe të ndara në dy grupe.

Të gjitha ndeshjet e kësaj kategorie do të zhvillohen në Kamzë.

KAT 3 (1)

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"