Kategoria e Tretë/ Prestige vazhdon dominimin në grup, vjen fitorja me goleadë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 17:43

Kategoria e Tretë/ Prestige vazhdon dominimin në grup, vjen fitorja me goleadë në kampionat

Skuadra e Prestige vazhdon të dominojë Grupin A në Kategorinë e Tretë në këtë edicion, duke konfirmuar ambiciet që ka për t’u ngjitur më lart në fund të këtij sezoni.

prestige

Ashtu siç pritej, Prestige ka dominuar ndeshjen e sotme, që u luajt në Kamëz, edhe pse për të parë golat u desh të pritej pjesa e dytë e takimit. Gaxhaj shënoi golin e parë për ekipin e  Prestige dhe ndonëse vendasit barazuan shpejt me Kolën, nuk vonuan golat e tjerë nga miqtë.

Kodhelaj, dy herë Mario Ademi dhe në fund Rapo, ishin ata që thelluan diferencën me golat e tyre në minutat në vijim të kësaj pjese, duke vulosur një fitore shumë të rëndësishme që çon Prestige në kuotën e 16 pikëve në krye të renditjes të Grupit A pas 6 ndeshjesh ku nuk ka njohur ende humbje.

Kinostudio – Prestige 1-5
Golat:
Kola 62′ / Gaxhaj 59′, Kodhelaj 71′, Mario Ademi 75′, 78′, Rapo 85′

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"