Kategoria e Tretë/ Prestige, Basania dhe Memaliaj ruajnë hapin kryesues në grupe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 17:45

Kategoria e Tretë/ Prestige, Basania dhe Memaliaj ruajnë hapin kryesues në grupe

 

Në fundjavën e shkuar u zhvilluan ndeshjet e javës së nëntë në të dy grupet e Kategorisë së Tretë.  Grupi A tashmë udhëhiqet nga dy ekipe,  Prestige dhe Basania, ku shkodranët mundën Përmetin në shifrat 3-0, ndërsa kryeqytetasit u rikthyen te fitorja ndaj Klosit.

kategoria-e-trete

Eagles humbi terren këtë javë pasi nuk shkoi më shumë sesa barazimi 0-0. Ndërsa Arnisa ka bërë “adetin” ndaj Kinostudios duke fituar me rezultat 4-1. Në grupin B, Memaliaj vazhdon të kryesojë i vetëm, ku të dielën mposhtën Himarën në shifrat 5-0.

Albpetroli mori një fitore me peshë, duke mundur një rival si Osumi me rezultat 3-0. Patosarakët janë të dytët me një pikë më pak sesa memalojtët, që kryesojnë me 21 pikë. Gramozi ka bërë detyrën ndaj Skraparit duke arritur një fitore të thellë në shifrat 5-0.

 

Përmeti – Basania 0-3

Golat: Shimaj 54’ 90+2’, Hofman 64’

Përmeti: Xhelollari, Hoxha, Xhunga (Alinj 47’), Zifla, Naska, Balliu, Adili, Mecuku, Likaj (Çelaj 55’), Rizvani, Çuni. (Në dispozicion: Sanxhaku, Çapoku). Trajner: Bektash Çapoku.

Basania: Marku, Shema, M. Kola, Drabeja, Leka, Mila, Puka (Soumah 51’), Zagani, Hofman, D. Kola, Silva (Shimaj 51’). (Në dispozicion: Muçejani, Mani, Dias). Trajner: Harris Lika.

Kartonë të verdhë: Likaj 34’ / Zagani 78’

Gjyqtarë: S. Bebja, E. Xhaferraj, Xh. Mile (Tiranë)

Delegat: Eldorado Gjini (Laç)

 

Eagles – Bulqiza 0-0

Eagles: Sharki, Jimoh, Menaj (Peter 70’), Çibuku (Dahriu 61’), Osei (Amos 90+3’), Prençi, Mazi, Nyangila, Ahmati, Shehu, Punavija; (Në dispozicion: Hajdari, Veseli). Trajner: Enkele Likaj

Bulqiza: Mertkola, A. Kadiu (Puka 61’), Ramazani, Merepeza, Merdini, Murrja, Koxherri (Feci 46’) (Dauti 54’), Uka, Saliaj, Mersini, Lika (Prenga 46’); (Në dispozicion: Delishi, Biba, Mahmutaj, Peti). Trajner: Igli Keta

 Kartonë të verdhë: Menaj 45+1’, Osei 52’, Punavija 90’+2’ / Koxheri 7’, Merdini 26’, Mersini 52’, Dauti 90+5’

Kartonë të kuq: Delishi 26’(stol)

Gjyqtarë: E. Gryka, O. Loci (Fushë- Krujë), A. Lasku(Laç)

Delegat: Erxhan Muça (Tiranë)

 

Kinostudio – Arnisa 1-4

Golat: Bulku 45+1 / Murati 17’, Mezini 37’ 55’ 72’

Kinostudio: Qordja, Kuqi (Rruci 54’), Saraçi, Kalemi, Loka (Muja 66’), Bajraktari (Mali 81’), Dedaj (Daxha 53’), A. Gjonpalaj (Bregu 81’), Pillati, Kola, Bulku. Në dispozicion: Trajner: Gledis Gjonpalaj.

Arnisa: Gjokola, K. Prifti, A. Prifti, Baze (Kushta 71’), Mezini (Sula 73’), Murati, Kiptiu, Vasiu (Monteiro Oliviera 55’), Jimenez Robles, Frakulli, Lena (Maurero Santana 71’). Në dispozicion: Xhavo. Trajner:Esat Iljazi

Karton i verdhë: Kuqi 51’ / Karton i kuq: Pillati 88’

Gjyqtarë: A. Lushi, E. Cena, Xh. Koçi, E. Bala (Tiranë)

Delegat: Pavli Buneci (Tiranë)

 

 

Memaliaj – Himara 5-0

Golat: Hyzellari 7’ (11-m), 62’, Lierza 21’, 30’, Malaj 80’

Memaliaj: Mustafaj, Bega, Bilaj (Malaj 46’), Driza (K.Ajdini 55’), Hysi, Hyzellari, Jaupi, Kasmollari, Lierza, Matushi, Saraçi (Sako 57’). Trajner: Klodjan Mustafaj

Himara: Braçe, Alla, Bahiti, Hanuli, K. Mezinaj, Xh. Mezinaj, Mustafa (Osmanaj 52’), Ndreca, Selmani, Vrapi, Mersini. Trajner: Klajdi Kënga

Gjyqtarë: H. Llapra, N.Lika, G.Hajrulla (Vlorë)

Delegat: Petraq Meçi (Gjirokastër)

 

GRAMOZI–SKRPARI 5-0

Golat: Pelo 54’, 80’, Akuma 58’, Kodra 62’, Rumbullaku 75’

 

GRAMOZI: P.Mydini, Rumbullaku, Aliko, H.Mydini, Dalipi, E.Mydini, Prodani, Jaho (Bektashi 46’), Pelo, Kacolli (Kodra 55’), Kasa (Akuma 46’)(Jaho61’). Trajner: Ilir Qirjako

Skrapari: Aliaj, Bktashi, Bilimani(Kapexhiu 62’), Bregu, Çuadari, Demko, Duro, Lamçe(E.Bregu 46’), Memollari, Mydini (Kola 70’), Rustemi. Trajner: Albert Spaiu

Gjyqtarë: J.Potka, Gj.Gekprifti, E.Shkëmbi (Korçë)

Delegat: Renato Rapo (Korçë)

 

Albpetrol – Osumi 3-0

Golat: Kumanaku 21′, Kardhashi 42′, 85’

Albpetroli: Cako, Xhoxhaj, Shosha, Mehmeti, Gropa, Asimetaj, Mandia (Dallas 56), Siqeca, Kardhashi, Hyska, Kumanaku (Dervishaj 62’).  Trajner: Orges Cuko

Osumi: Sinjari, Enrike, Asllani, Hatia, Hoxha (Kërdhicka 46’), Gjyla, Kosti, Tafa, Aminu, Karlos, Muhametaj (Shkoza 65). Trajner: Eldison Kapo

Kartonë të verdhë: Asimetaj 36′ / Hoxha 34′, Kosti 37′, Tafa 63′, Asllani 90′

Gjyqtarë: E.Çelaj, T.Kasa, J.Isufi (Vlorë)

Delegat: Taqo Tegu (Fier)

 

KATEGORIA III

 

GRUPI A 9-10 mars

 

Java 9

Të shtunën

Përmeti – Basania    0-3

Kinostudio – Arnisa  1-4

 Të dielën

Prestige – Klosi     2-1

Eagles – Bulqiza     0-0

 

Renditja

Skuadra         N    P    F    B    H    G+/G-

1.Prestige      9    19   6    1    2    21-10

2.Basania       9    19   6    1    2    24-12

3.Arnisa        9    18   6    0    3    19-11

4.Eagles        9    17   5    2    2    22-13

5.Bulqiza       9    15   4    3    2    26-13

6.Përmeti       9    9    3    0    6    16-28

7.Klosi         9    7    2    1    6    9-20

8.Kinostudio    9    0    0    0    9    12-39

 

 

 

GRUPI B

 

 

Java 9 10 mars

Të dielën

Gramozi – Skrapari   5-0

Memaliaj – Himara    5-0

Albpetroli – Osumi   3-0

Tepelena – pushim

 

 

Renditja

Skuadra         N    P    F    B    H    G+/G-

1.Memaliaj      8    21   7    0    1    23-7

2.Albpetroli    8    20   6    2    0    20-2

3.Osumi         8    16   5    1    2    15-7

4.Gramozi       8    11   3    2    3    15-12

5.Tepelena      7    6    2    0    5    10-18

6.Himara        8    4    1    1    6    6-22

7.Skrapari      7    0    0    0    7    4-25

 

A.Dushku/R.Suli/ K.Lilo/ L.Fejzullah- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"