KATEGORIA E TRETË/ Nis më 24 nëntor, ndryshon formula dhe kalendari (TABELAT E PLOTA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 10:39

KATEGORIA E TRETË/ Nis më 24 nëntor, ndryshon formula dhe kalendari (TABELAT E PLOTA)

Ndryshon formula dhe kalendari i Kategorisë së Tretë.

KATEGORIA E TRETE

E çuditshme, por duket se në FSHF nuk i kishin bërë fort mirë llogaritë.

Nëse një javë më parë 13 skuadrat pjesëmarrëse do të zhvillonin 156 ndeshje në një grup të vetëm (26 javë të ndara në dy faza), tashmë kampionati do të ndahet në dy grupe.

Ndeshjet janë reduktuar në 72, ndërsa A-ja përbëhet nga 6 ekipe dhe B-ja me 7.

Skuadra kampione e kësaj lige do të përcaktohet nga finalja mes dy vendeve të para të grupeve, ndonëse në fund që të dyjave u lind e drejta të ngjiten në Kategorinë e Dytë.

Dy skuadrat e vendeve të dyta do të zhvillojnë një përballje suplementare dhe fituesja do të luajë në “play out” me skuadrën humbëse të vendeve të parafundit të Kategorisë së Dytë. Agim Mone shprehet:

“Ky reduktim u bë për dy arsye. Së pari, për shkak të zgjatjes së kampionatit në 26 javë dhe së dyti edhe për shkak të përballimit”.

1 (1)

2 (1)

3 (1)

4 (1)

5 (1)

6 (1)

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"