KATEGORIA E TRETË/ Ngec Përmeti, goleadë e Këlcyrës. Mësoni rezultatet dhe renditjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2023 | 10:40

KATEGORIA E TRETË/ Ngec Përmeti, goleadë e Këlcyrës. Mësoni rezultatet dhe renditjen

Me dy ndeshjet e luajtura dje, është mbyllur java e 7-të e Kategorisë së Tretë.

kategoria-e-trete

Fillimisht Skrapari e Përmeti ndanë nga një pikë. Pavarësisht barazimit “thatë”, kishte bollëk rastesh.

Më flagranti ishte ai i minutës së 57- të, kur përmetarët shpërdoruan një penallti. Ishte trajneri Todhe që gjuajti, por portieri “veteran” Selmani u bë hero.

1

Festival golash prodhoi Minatori-Këlcyra. U shënuan 7, por festa ishte e gjitha për juglindorët. Në mungesë të trajnerit Andi Topi, vendin e zuri djali i tij 16-vjeçar, Ensi.

Skuadra e Spahiut nuk e diskutoi fitoren. Tripleta e Hasës dhe dy dopietat e Sheles dhe Balliut sollën pikët.

Edhe pse në disavantazh kaq të thellë, minatorët gjetën forca dhe shënuan me Camin dhe Zogun.

Në këtë sfidë debutoi edhe gjyqtari i katërt, Migel Bode, që vjen nga shkolla e Mjeshtërisë “Loro Boriçi”.

2

3

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"