KATEGORIA E TRETË / Mbyllet sezoni i rregullt, mësohen emrat e skuadrave që ngjiten direkt në Kategorinë e Dytë dhe play-off

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 22:34

KATEGORIA E TRETË / Mbyllet sezoni i rregullt, mësohen emrat e skuadrave që ngjiten direkt në Kategorinë e Dytë dhe play-off

Ndeshjet e sotme në Kategorinë e Tretë i kanë dhënë fund sezonit të rregullt dhe kanë dekretuar emrat e skuadrave të cilat do të ngjiten direkt në Kategorinë e Dytë si dhe ata që do të shkojnë në play-off.

kategoria-e-trete

Nëse në Grupin B skuadra e Memaliajt e kishte siguruar që më parë ngjitjen, në Grupin A, emri i fitueses është mësuar vetëm sot. Basania do të luajë një kategori më lart pasi ka mundur 2-1 Arnisën dhe ka siguruar kështu ngjitjen falë dueleve direkte me Eagle Football, që  e mbylli gjithashtu në të njëjtën kuotë pikësh pasi mundi 3-1 Klosin.

Për t’u veçuar është fakti se Prestige MFC e ka mbyllur këtë sezon të parë në Kategorinë e Tretë në vendin e katërt, por vetëm 2 pikë larg skuadrës e cila u ngjit në të Dytën pas një gare shumë të luftuar deri në javën e fundit.

Tashmë Eagle Football do të luajë në play-off ndaj Albpetrolit dhe fituesi i kësaj sfide më pas do të përballet me humbësin e sfidës play-out mes Maliqit dhe Albanëve të Kategorisë së Dytë

REZULTATET

GRUPI A
Klosi-Eagle Football 1-3
Permeti FK 1930 – Prestige MFC 0-3
Kinostudio – Bulqiza 0-6
KS Arnisa-Basania 1-2

Renditja: Basania 30 pikë, Eagle Football 30, Bulqiza 28, Prestige MFC 28, KS. Arnisa 21, KF, Klosi 13, Permeti FK 1930 12, Kinostudio 0

GRUPI B
Albpetrol – Tepelena 5-2
Gramozi-AS Himara 0-0
Skrapari-Osumi 2-3

Renditja: Memaliaj 33 pikë, Albpetrol 29, Osumi 22, Tepelena 18, Gramozi 12, AS Himara 5, Skrapari 3.

PANORAMASPORT-AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"