KATEGORIA E TRETË / Mbyllet faza e parë, luftë për kreun në të dyja grupet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2024 | 11:22

KATEGORIA E TRETË / Mbyllet faza e parë, luftë për kreun në të dyja grupet

Kategoria e Tretë ka mbyllur ndeshjet e fazës së parë, ku Prestige në Grupin A dhe Memaliaj në Grupin B janë kryesueset, por rivalët i kanë më afër.

kategoria-e-trete

Prestige bëri “harakirin” ndaj Përmetit duke shpërdoruar avantazhin e dyfishtë, pasi në fund fituan përmetarët në shifrat 3-2. Madje Prestige shpërdoroi edhe një penallti. Eagles ëhstë ndjekësi më i afërt i Prestige në Grupin A, ku me fitoren e thellë 4-1 ndaj Klosit “shqiponjat” janë 3 pikë larg kryesueseve.

Basania me fitoren 2-1 ndaj Arnisës ka bërë rokadë në renditje dhe ashtu si Eagles shkodranët janë në kuotën e 13 pikëve. Bulqiza mori një fitore tenistike, 6-2, ndaj Kinostudios, që mbyll Grupin A pa asnjë pikë në fazën e parë.

Sa i përket Grupit B, lufta është gjithashtu “e ndezur” dhe diferencat te skuadrat e kreut janë më të vogla. Në javën e fundit Memlaij ishte pushim, por vijon të kryesojë me 15 pikë. Por memaljotët kanë shumë pranë Albetrolin, me një pikë më pak, që arriti të marrë një fitore me pesë në transfertë, ku mundi Tepelën në shifrat 2-0.

Fitore bindëse arriti edhe Osmumi, që u tregua i pamëshirshëm ndaj Skraparit, të cilin e mundi në shifrat 4-0. Me këtë trepikësh Osumi është afruar me kreun, pasi e mbylli fazën me 13 pikë, dy më pak se kryesuesit e Memaliajt dhe objektivi është më se i arritshëm. Himara dhe Gramozi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim, 1-1, duke qenë disi larg pretendimeve.

asdsadsasasdsadsadasd

A.DUSHKU/ E.SPAHIU/ R.SULI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"