KATEGORIA E TRETË/ Mbyllet faza e parë, AF Elbasani “kampion” (REZULTATET DHE RENDITJA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2022 | 14:34

KATEGORIA E TRETË/ Mbyllet faza e parë, AF Elbasani “kampion” (REZULTATET DHE RENDITJA)

Mbyllet faza e parë e Kategorisë së Tretë. U deshën 6 ditë për të luajtur javën e 7-të. Elbasani është përfundimisht i papërmbajtshëm, pasi blindon kreun me pikë të plota, i ndjekur nga Valbona me 6 më pak.

AF ELBASANI

Garë e fortë për vendin e tretë mes Delvinës dhe Eagles, që të ngjit me anë të ndeshjes shtesë. Të premten verdheblutë e Gentjan Stojkut mundën me shifrat 3-0 delvinjotët.

Dopieta e Denis Micit dhe Mirel Çota mjaftuan për këtë fitore. Ka qenë një duel i dominuar totalisht prej kryesuesve nga minuta e parë e deri në fund.

AF

Në takimin Eagles–Skrapari pati paqe. Të parët kaluan në avantazh skraparllinjtë, pa kaluar dy minuta. Pas një shpërthimi në krahun e djathtë dhe diagonal me portën, Demko gjuan shtriras dhe shënon.

Gati 10 minuta më vonë “shqiponjat” kundërpërgjigjen me Mahmutajn, por topi godet traversën. Ndërsa në të 16-ën një krosim në zonë detyron mbrojtësin Gapi të shënojë në portën e tij.

EA

Në tentativë për të larguar, ai e çon me kokë në rrjetë dhe 1-1. Ndeshja bëhet më e zjarrtë për të dyja skuadrat, që kërkojnë të shkëpusin fitoren, por në fraksionin e dytë nuk pati më rrjeta.

RE

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"