KATEGORIA E TRETË/ Klosi cinik, Gramozi bën “tris”. Mësoni rezultatet dhe renditjen
Kategoria e Tretë ka zbritur edhe dje në fushë. Në ndeshjen e parë, Klosi likuidoi Basanian. Ishte një fitore, që erdhi thuajse nga tuneli. As 2 minuta dhe Mallunxa shpërthen në një aksion personal, duke zhbllokuar shifrat.
Edhe pse shkodranët mblodhën forca dhe krijuan volum të madh loje dhe rastesh, barazimi nuk erdhi deri në pushim.
Në fraksionin e dytë pati edhe më shumë grintë e ndërhyrje të rëna (gjë që duket nga kartonët), por gola nuk pati më. Mbeti në fuqi ajo rrjetë e shënuar pa kaluar 120 sekonda.
Në ndeshjen e dytë, Gramozi mundi pastër Spartakun e Tiranës. Ishte një fitore bindëse e kolonjarëve, të cilët kanë shënuar në minutën e 7-të me anë të Gledi Rrushit.
E megjithatë, barazimi vjen në të 36- ën me një penallti të kthyer në gol nga Sulaj. Por nuk kalon vetëm një minutë dhe skuadra e Ilir Qirjakos rigjen avantazhin.
Në të 37-ën shënon Xhoxhaj dhe 5 minuta më vonë Rrushi vulos gjithçka në 3-1. Edhe pse pati edhe një pjesë tjetër lojë, asgjë nuk ndryshoi dhe festa ishte e gjitha për juglindorët.
ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"