KATEGORIA E TRETË/ Këlcyra dhe Përmeti nuk falin, presion kryesueseve të grupeve (SKEDA DHE REZULTATET)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2022 | 12:23

KATEGORIA E TRETË/ Këlcyra dhe Përmeti nuk falin, presion kryesueseve të grupeve (SKEDA DHE REZULTATET)

Me dy ndeshjet e luajtura dje në Kamzë, ka nisur edhe java e tretë e Kategorisë së Tretë. Fitueset janë pozicionuar në vendet e dyta të grupeve, duke u bërë direkt kërcënues për misionin madhor. Gjithçka nisi me Këlcyra–Kinostudio që u mbyll në shifrat 2- 1, ndërsa më pas ishte Përmeti që mundi 3-1 Klosin.

db4b7fe6-6bde-4a2d-85f9-d7bce61f77fb

KËLCYRA-KINOSTUDIO Loja nisi me ritëm të lartë dhe të dyja skuadrat u shfaqën kërkuese. E megjithatë, goli nuk do të dukej në pjesën e parë. E dyta ka të njëjtën panoramë, e megjithatë në të 60-ën do të zhbllokohet rezultati. Një goditje e kalibruar e kapitenit Hysko përplaset në traversë dhe portieri në tentativë për ta larguar topin, e zhyt në rrjetë dhe shkakton autogol. Pas 5 minutash afrikani Kallu shënon të dytin me një gjuajtje brenda zonës. U duk se Këlcyra do ta kishte të lehtë fitoren, por direkt ka reaguar skuadra e familjes Gjopalaj (ku luajnë tre vëllezër dhe trajner është vëllai i madh). Në minutën e 69-të shkaktohet një 11- metërsh dhe Kalemi shkurton shifrat në 2-1. Mund të kishin barazuar në të 4-ën shtesë, por Igi Balliu shpërdoron një rast flagrant. Këlcyra merr kështu pikët dhe tashëm bashkëkryeson me Albanët, ndonëse golavarazhi i penalizon.

KLOSI-PËRMETI Klosi dhe Përmeti ishte “zjarr” që në 45 minutat e para. Ishte Gjikola që shënoi fillimisht për miqtë në të 11- ën, ndërsa 9 minuta më vonë matjanët gjejnë baraspeshën me anë të Kolës. Por barazimi zgjat vetëm tre minuta, sepse trajneri-lojtar, Orgest Todhe, kalon në epërsi me një supergol nga një gjuajtje e fortë në të 23-ën minutë. Në fraksionin e dytë skuadra e Todhes shënon edhe golin e tretë me anë të Kërdhickës, duke vulosur fitoren 3-1 të Përmetit. Me këtë fitore ata kapin vendin e dytë, pas Adriatikut të Ded Mehmetit që ka golavarazhin më të mirë. Ndeshjet e tjera të kësaj jave do të luhen të hënën dhe të mërkurën

3

4

5

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"