KATEGORIA E TRETË/ Java e parafundit, beteja rivalësh në të dyja grupet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 12:04

KATEGORIA E TRETË/ Java e parafundit, beteja rivalësh në të dyja grupet

Kampionati i Kategorisë së Tretë po shkon drejt fundit dhe këtë fundjavë luhet java e 13-të, ose thënë ndryshe e java e parafundit. Kjo javë nis sotme kryesfidën e Grupit B, Memaliaj-Albpetroli, ku shikohet si shansi i fundit për patosarakët për të kapur vendin e parë që mbahet nga memaljotët.

kategoria-e-trete

Memaliajt i leverdisin dy rezultatet në këtë sfidë, pasi janë katër pikë para Albpetrolit. Dy ndeshjet e tjera të këtij grupi luhet të dielën, pikërisht Tepelena-Gramozi dhe Himara-Skrapari. Beteja për kreun është më e ashpër në Grupin A, ku tri ekipe kryesojnë me 24 pikë.

Basania kryesuese pret Klosin. Interesante është përballja mes Bulqizës dhe Arnisës, një duel mes dy rivalëve direkt. Eagles ka një ndeshje disi më të lehtë, pasi pret Përmetin. Kjo javë mbyllet me derbin e kryeqytetit në këtë grup, ku Prestige ka mundësi të kthehet te fitorja kundër Kinostudios, që nuk ka asnjë pikë në 12 javë.

kat 3

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"