KATEGORIA E TRETË/ Gramozi përmbys Kinostudion për kreun, mësoni rezultatet dhe renditjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 14:43

KATEGORIA E TRETË/ Gramozi përmbys Kinostudion për kreun, mësoni rezultatet dhe renditjet

Gramozi përmbys Kinostudion dhe kap përkohësisht kreun e Grupit B. Një superndeshje u zhvillua dje Kamzë, mes dy skuadrave që luftojnë për ngjitjen. Edhe pse kryeqytetasit mbyllën pjesën e parë në avantazh, kolonjarët e kthyen pas pushimit rezultatin.

kategoria-e-trete

Skuadra e Gledis Gjonpalajt shënon që në minutën e 21-të, kur Gramozi po ekzekutonte 7 goditje standarde nga faulli dhe nuk po dilte dot te goli. Kundërsulmi i Kinostudios nxori të lirë Ysollin, i cili goditi fort dhe tundi rrjetën mike.

Përtej përpjekjeve për një tjetër gol, kjo pjesë u mbyll 0-1. Në fraksionin e dytë, Gramozi kthehet më kërkues. Është më lart nga niveli taktik dhe më efikas drejt portës, teksa shënon dy gola.

Në fillim Petriti nga afro 30 metra gjuan fluturimthi. Portieri Aliaj vetëm sa e ka shoqëruar me sy topin, që përfundoi në rrjetë. Më pas, është një shpërthim në zonë i Nikolin Jorgjit dhe një mbrojtës shkakton 11-metërsh.

Kapiteni Ergis Mydini godet nga pika e bardhë dhe 2-1 për ekipin nga Erseka. Me këtë fitore, kolonjarët marrin kreun e tabelës dhe janë shumë pranë objektivave të ngjitjes në Kategorinë e Dytë.

65656565

789

6565

0002

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"