KATEGORIA E TRETË/ Gramozi mund dhe parakalon Këlcyrën, mësoni rezultatet dhe renditjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2023 | 10:40

KATEGORIA E TRETË/ Gramozi mund dhe parakalon Këlcyrën, mësoni rezultatet dhe renditjet

Me Këlcyra-Gramozi u mbyll java e 11-të e Grupit B në Kategorisë së Tretë. Gerald Gjoni bëri heroin për kolonjarët në këtë ndeshje, duke kthyer në gol një penallti çerek ore para fundit.

KATEGORIA E TRETE

Me këtë trepikësh, skuadra e Ilir Qirjakos ka parakaluar në renditje këlcyrjotët në renditje dhe ka më shumë shanse për ngjitjen. Loja pati vërtetë ritëm e raste, e megjithatë pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pas pushimit, Gramozi është më cinik dhe i kujdesshëm. Shele shpërthen në zonë, por Balliu e ndal në mënyrë të gabuar. Ka 11-metërsh në minutën e 73-të, që Gjoni nuk e fal.

Pas golit, ekipi i Robert Spahiut mundohet për barazimin dhe në të 80-ën u vjen shansi. Petriti shkakton faull për Tepshin dhe arbitri nuk heziton. Merr përsipër vetë Tepshi, por gjuajtja përfundon disa metra mbi tra.

Kjo fitore e ngjiti Gramozin në vendin e dytë dhe lufta tani shkon kundër Albanëve të vendit të parë.

89

232323

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"