KATEGORIA E TRETË/ Fiton Adriatiku, Minatori nuk udhëton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2023 | 9:55

KATEGORIA E TRETË/ Fiton Adriatiku, Minatori nuk udhëton

Dy ndeshje ishin në axhendë gjatë së enjtes dhe së premtes në Kategorinë e Tretë. E megjithatë, e para nuk u zhvillua. Minatori nuk u paraqit në Kamzë dhe për pasojë Gramozi mori trepikëshin (3-0) në tavolinë. Dje pati futboll dhe gola.

KATEGORIA E TRETE

Adriatiku konfirmoi edhe një herë pretendimet për ngjitjen, duke fituar 0- 4 me Përmetin. Ka qenë një ndeshje e dominuar nga kryesuesit. Dy herë shënoi Hasani (që mbetet golashënuesi më i mirë i kësaj lige me 18 gola), ndërsa para pushimit shkaktoi autogol Bidika dhe çoi shifrat në 0-3.

Në fraksionin e dytë është Fuçija që vulosi “pokerin”, ndërsa trajneri Todhe humbi shansin për të shënuar golin e nderit me penallti, por ishte portieri Shahini që doli fitimtar përballë tij.

PËRMETI–ADRIATIKU 0-4

GOLAT: Hasani 23’, 49’, Bidika 45’ (aut), Fuçija 68’

PËRMETI: Selmani, Llazo (Bidika 28’), Zifla, Sallufi (Guri 79’), Nuosu (Qamo 35’), Todhe, Hoxha, Kërdhicka (Naska 46’), Halili, Qelaj (Koçi 70’), Shtama;
(Në dispozicion: Mitre, Cako, Sanxhaku, Zhamo).
Trajner: Orges Todhe

ADRIATIKU: Pllumbi (Shahini 79’), Lala, Loci, Torra, Mustaka, Mema, Kullolli (Grabova 79’), Mala (Loci 56’), Mehmeti, Fuçija, Hasani (Lataj 80’);
(Në dispozicion: Shahini, Pasha).
Trajner: Ded Mehmeti

GJYQTARË: E.Spahiu, I.Cani, P.Puto, A.Hoxha (Tiranë)
DELEGAT: Edmond Gëzdari (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: Hoxha 89’/ Pasha 26’, Fuçija 32’, Lataj 90’
KARTON I KUQ: Kllari 84

KATEGORIA 3

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"