Kategoria e Tretë drejt fundit, Grupi A mbetet i hapur. Memaliaj mposht Albpetrolin dhe feston rikthimin në të Dytën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 12:45

Kategoria e Tretë drejt fundit, Grupi A mbetet i hapur. Memaliaj mposht Albpetrolin dhe feston rikthimin në të Dytën

Memaliaj është skuadra e parë e Kategorisë së Tretë që ka siguruar ngjitjen në të Dytën. Memaljotët kanë marrë një fitore të bukur duke i dhënë fund ankthit të ngjitjes në Kategorinë e Dytë. Ata kanë mundur në ndeshjen e 12-të sezonale Albpetrolin që e ndiqte këmba–këmbës.

MEMALIAJ

Vetëm një ndeshje ka humbur Memaliaj, atë me Albpetrolin në Patos 2-1, ndërkohë që gjithë të tjerat kanë folur për të. Memaljotët kanë grumbulluar 33 pikë, 7 pikë larg vendit të dytë që është Albpetroli. Kështu skuadra e Memaliajt me dy gola të realizuar që në pjesën e parë me autor Hyzellari dhe Lirëza, siguruan fitoren 2-0 në shtëpi. Vërshëllima përfundimtare e arbitrit ka shërbyer për shpërthimin e festës në Memlaiaj, që në sezonin e ri do të militojë një kategori më lart. Drejtori sportiv i Memaliajt, Klej Sako, pas suksesit për “Panorama Sport” u shpreh:

“Falënderoj të gjithë djemtë dhe stafin për gjithçka që kanë bërë e arritur në këtë sezon. Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetarin e Bashkisë, Albert Malaj, i cili na ka mbështetur financiarisht dhe ka qenë pjesë e suksesit tonë”. Sa i përket dy ndeshjeve të tjera në Grupin B, Tepelena fitoi me rezultat 2-1 ndaj Gramozit, ndërsa Skrapari mori fitoren e parë, ku mposhti Himarën në shifrat 2-0. Ndërsa në Grupin A gjithçka mbetet e hapur dhe verdikti madhor pritet të përcaktohet në javën e fundit.

Basania mposhti Klosin në shifrat 5-1 dhe me të njëjtin rezultat fitoi edhe bashkëkryesuesja tjetër, Eagles, ndaj Përmetit. Bulqiza mposhti Arnisën me rezultat 3-2 dhe e parakaloi në renditje. Më në fund në garë është kthyer edhe Prestige, që mposhti Kinostudion me rezultat 7-0. Prestige pret tri pikët në tavolinë ndaj Arnisës. Në përballjen me tyre dhe të fituar nga myzeqarët, Arnisa ka aktivizuar një lojtar të pafederuar dhe Prestige e ka reklamuar këtë parregullsi dhe tani pret vendimin e Komisionit të Disiplinës

Memaliaj – Albpetroli 2-0

 Golat: Hyzellari 28’, Lirëza 37’

Memaliaj: Mustafaj, Skënderaj, D.Ajdini, Saraçi, Jaupi, Hyzellari (Malaj 83’), Hysi, Lirëza, Bega, Drizaj, Bilaj. Trajner: Leonard Veizi

Albpetroli: Çako, Xhoxhaj, Shosha, Gropa, Kardhashi, Siqeca, Hyska, Asimetaj (Balla 65’), Aliaj, Kumanaku, Mehmeti. Trajner: Orges Çuko

Karton të verdhë: Mustafaj 19’, Jaupi 22’ / Kumanaku 26’, Asimetaj 42’, Siqeca 72’

Gjyqtarë: G.Sulko, M.Qose, D.Kasa (Lushnjë)

Delegatë: Petraq Meçe (Gjirokastër)

  

Basania – Klosi 5-1

Golat: Nikshiqi 34’ (11-m), 81’, Hofman 76’, Semiao 82’, Canja 89’  / Llaveshi 90’

Basania: Marku, Shema (Mani 83’), Kola, Shimaj (Puka 81’), Mila, Hofman, Nikshiqi (Canja 88’), Zagani, Soumah (Semiao 82’), Zefi, Silva (Leka 77’). Trajner: Haris Lika

Klosi: Llaveshi, R.Lika, Kola, Dedaj, Muharremi, Cevani, Doma, L.Lika (Koka 66’), Duraku, Mallunxa, Shera. Trajner: Lulzim Kola

Kartonë të verdhë: Canja 89’ / Duraku 61’

Gjyqtarë: A.Toska, A.Kyçyku, K.Hitollari (Tiranë)

Delegat: Skënder Avdyli (Lezhë)

 

Bulqiza – Arnisa 3-2

Golat: Koxheri 12’, Murja 35’, Merdini 88’ / Murati 79’, Himenez 86’

 Bulqiza: Mertkola, Puka (Mersini 67’), Ramazani, Merepeza, Merdini, Murrja, Mamutaj (Delishi 88’), Koxherri (Prenga 65’), R. Lika, S. Lika, Saliaj. Trajner: Igli Keta

Arnisa: Gjokola, Kurvelo, Murati, Frrakulli, Kiptiu, Monteiro, Himenez, Baze, Lena, Vasiu, Koçi. Trajner: Esat Iljazi

Karton të verdhë: Koxheri 45’

Gjyqtarë: K. Shahini, F. Lama, H. Lisaku (Durrës), A. Kadria (Tiranë)

Delegatë: Aldi Mashi (Tiranë)

 

Eagles – Përmeti  5-1

Golat: Nyanguila 7’ 57’ 66’, Dahriu 44’, Çibuku 45’ / Alinj 63’

Eagles: Sharku, Jimoh, Menaj, Çibuku (Zllamja 70’), Osei Anim (Shehu 45’), Ahmati (Peter 45’), Prençi, Mazi, Nyanguila, Dahriu, Punavija. Trajner: Enkele Likaj

Përmeti: Xhelollari, Likaj (Stroka 46’), Hoxha, Zifla (Çuko 68’), Alinj, Naska, Çapoku (Agolli 46’), Xhunga, Mecuku, Adili, Çuni.

Trajner: Bektash Çapoku

Karton të verdhë: Prençi 35’ / Hoxha 8’, Xhunga 9’, Rizvani 60’, Mecuku 60’

Kartonë të kuq:  Rizvani 61’

Gjyqtarë: F. Hysaj, G. Mënaj, K. Shehu, M. Merhori (Tiranë)

Delegatë: Rigers Dushku (Tiranë)

 

Tepelena-Gramozi 2-1

Golat: Bucaj17’, Pashaj 58’ / Akuma 15’

Tepelena: Vllaho, Gega (Brahaj 46’), Haska, Pashaj, Shehu, Shumeli (Qamo 70’, Xhafa, Maçi (Berxha 90’), Brahimi, Bucaj, Kalemi. Trajner: Ilir Selimi

Gramozi: P.Mydini, Aliko, Jaho (Kasa 60’), Kacolli, E.Mydini, H.Mydini, Nafor, Pelo, Akuma, Rrumbullaku, Bektashi (Prodani 60’). Trajner: Ilir Qirjako

Kartonë të verdhë: Brahimi 35, Pashaj 37’, Shehu 80’, Bucaj 85’

Gjyqtarë: K.Hoxha, A.Muzhaj, A.Ahmeti (Gjirokastër)

Delegat: Hamza Muka (Memaliaj)

 

Himara – Skrapari  0-2

Golat: Mali 79’, Duro 80’

Himara: Aleksandër, Xh. Meëzinaj, Ma. Xhimi, Osmanaj, Vrapi (Ndreca 59’), Maze, Bahiti, K. Mezinaj, Me. Xhimi, Culli, Çuçka. Trajner: Klajdi Kënga

Skrapari: Aliaj, Bektashi, Haxhiu, Demko, Lamçe (Bregu 29’), Jaho, Duro, Çuadari, Mali (Kola 81’), Rustemi, Memollari. Trajner: Albert Spahiu

Karton të verdhë: Çuçka 56’, Ndreca 61’, Me. Xhimi 78’ / Bektashi 38’, Çuadari 78’, Demko 90’

Kartonë të kuq: Çuadari 90’

Gjyqtarë: S. Kazazi, A. Kazazi, D. Cenko (Kavajë)

Delegatë: Moris Merhori (Kavajë)

k3

R.Suli/ A.Dushku- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"