Kategoria e tretë: Debutojnë Tirana e Partizani, nisin goleadat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2013 | 12:15

Kategoria e tretë: Debutojnë Tirana e Partizani, nisin goleadat

Nisi dje java e 2-të e Kategorisë së Tretë, kur u zhvilluan pesë ndeshje në dy grupe. Sfida që do të mbyllë këtë javë do të luhet nesër ndërmjet Brians dhe 10 Shtatorit.
Grupi A Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur ajo midis Orikumit dhe Belshit. Orikumasit kanë kaluar në avantazh me anë të Hoxhës, por lojtarët e Belshit kanë barazuar shpejt. Megjithatë Orikumi kalon sërish në avantazh në pjesën e dytë. Pas disa minutash Belshi barazon. Vlonjatët shënojnë më pas dy gola me anë të Goros dhe fitojnë sfidën. Tirana B ka debutuar me fitore, pasi ka mundur Shkëndijën e Durrësit me rezultatin 3-0. Muça dhe dopieta e Çangut u japin tri pikë bardhebluve.
Grupi B Ka qenë një fitore e merituar ajo e djeshmja e skuadrës së Gostimës në ndeshjen ndaj shkodranëve duke u dhënë leksion këtyre të fundit. Lojtarët e Shkodrës nuk e kanë rrezikuar asnjëherë portën e gostimasve. Vlen për t’u përmendur ndihmesa dhe mbështetja mjaft e madhe si nga kryekomunari i Gostimës, Qamil Boja, dhe nga presidenti i klubit, Riza Malaj. Megjithatë sfida është vendosur në gjashtë minutat e fundit nga golat e Shukles dhe Berishës. Ka qenë një ndeshje formaliteti për ekipin e Universitetit Ndërkombëtar, të cilët kanë qenë të pamëshirshëm ndaj skuadrës së IDS Tirana duke e mundur 10-0. Tripletat e Markut dhe të zëvendësuesit të tij Domi pa dyshim që kanë qenë futbollistët më të mirë. Nuk kanë falur as Nikolla, Korkuti. Dopieta e Ballës ka vulosur shkatërrimin e IDS-së. Partizani B ka debutuar me humbje në Kategorinë e Tretë. Të kuqtë janë mundur 1-0 nga Shkëndija e Tiranës. Të kuqtë nuk treguan atë shpirtin e garës për të dhënë maksimumin. Ka qenë Picaku në minutën e 40-të që ka vulosur golin e fitores për ekipin e Shkëndijës. Në minutën e 67-të ka qenë Xhaçi, i cili ka shënuar një gol shumë të bukur por, sipas anësorit, ky ishte i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. Ka pasur reagime nga të kuqtë, por gjithsesi ka mbetur në fuqi vetëm goli i Picakut.

RISIA
Edhe në Shqipëri ka hyrë këtë vit moda e krijimit të ekipeve B, siç është shembulli në Europë me shumë klube që kanë skuadrat e tyre të dyta. Kështu, në Spanjë, Gjermani, Angli dhe në kampionate të tjera, çdo klub ka edhe një ekip të dytë që merr pjesë në kampionatet e ligave të ulëta. Tashmë, edhe Partizani dhe Tirana kanë krijuar skuadrat e tyre B, të cilat po marrin pjesë në Kategorinë e Tretë që ka nisur prej një jave në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë.

Orikumi-Belshi 4-2
GOLAT: Hoxha 13′(p), Hysa 35′, Goro 60′, 89’/ Dulaj 22′(a), Xhepa 54′
ORIKUMI: Hasani, Hyso, Kanani, Dulaj, Blushaj, Hoxha, Havari, Dhoraj (Bozhani 80′), Dalipi, Goro, Kongjoni (Capoj 89′). Trajner: A.Haxhiraj
BELSHI: Jorgjia, Shkoza, Xhepa, Basha, Meta (Kuqa 63′), Shkoza, Gjika, Alliaj (Qoshka 67′), Korra, Jançe, Shehi. Trajner: B.Kuqja
KARTONË TË VERDHË: Goro 48′, Kongjoni 68′
GJYQTARË: Xh.Rada, R.Mersinasi, A.Demiraku (Durrës)

Tirana B-Shkëndija D. 3-0
GOLAT: Muça 32′, Çanga 44′, 64′
TIRANA B: Topi, Çuçi, Sula, Roshi, Subashi (Grecaj 62′), Tarja, Dako, Levendi, Muça, Taku, Çangu. Trajner: A.Mema
SHKËNDIJA DURRËS: Mukaj, Kola, Çobo, Sinka, Boja, Mesiti, Alliu, Beu, Veliu, Hetaj (Gjaci 55′), Hasanaj (Deda 68′). Trajner: J.Rakipi
GJYQTARË: O.Kuka, J.Andrea, A.Shkreta (Tiranë)

Shkodra-Gostima 0-2
GOLAT: Shukle 84′, Berisha 89′ Shkodra: Taipi, Gjolaj, Lleshi, Mehja, Matija (Kasemi 56′), Lika, Çeliku, Dritarja, Piri, Hysaj, Pelingu. Trajner: Z.Lumani
GOSTIMA: Dushku, Verçani, Hysaj, Balla, Plaka, Osmani, Shukle, Lulgjonaj, Ndregjoni, Basha, Vodollari. Trajner: B.Allbrahimi
GJYQTARË: A.Stolaj, E.Zeqaj, K.Zharkalliu (Tiranë)

Interna.-IDS Tiranë 10-0
GOLAT: Nikolla 10′, Marku 13′, 24′, 35′, Korkuti 22′, Balla 32′, 77′, Domi 50′, 56′, 68′
INTERNACIONALE: Totoshi, Koçi, Ajvazi, Muça, Menaj, Vllacaj, Xhafa, Nikolla, Korkuti, Marku (Domi 62′), Çerpja (Balla 74′). Trajner: A.ÇerpjaIDS: Sejdini, Picoka (Kore 79′), Mitro, Pysqyli, Vasili, Saraçaj, Rebi, Mollaj, Shehaj, Bashi (Dhroso 58′), Ramaj. Trajner: A.Vangjeli
GJYQTARË: K.Shahini, B.Grepi, M.Sadikaj (Durrësi)

Partizani B-Shkënd.T. 0-1
GOLI: Picaku 40′
PARTIZANI B: Myrtaj, Cane, Lika, Rrapo, Brahimaj, Berdaj, Xhafa (Hidri 78′), Hasani (Dervishi 72′), Xhaçi, Bredaj, Limani. Trajner: M.Pelinku
SHKËNDIJA T.: Biduli, Canaku, Metalia, Perlesi, Xhakollari, Koçi, Milla (Ndoi 51′), Shkreta, Hoxha, Picaku, Tuci (Ibrahimi 65′). Trajner: G.Mahmutaj
KARTONË TË VERDHË: Limani 56′, Xhaçi 67’/ Metalia 85′ GJYQTARË: K.Shahini, A.Demiraku, R.Mersinasi (Durrësi)

Kalendari i ndeshjeve
GRUPI A
Java e 1-rë (7 mars)
Shkëndija D.-Brians 0-7
10 Shtatori-Orikumi 1-0
Belshi-Rubiku 4-3
Tirana B (pushim)
Java e 2-të (11 mars)
Orikumi-Belshi 4-2
Tirana B-Shkëndija D 2-0
Brians-10 Shtatori (nesër)
Rubiku (pushim)
Java e 3-të (15 mars)
10 Shtatori-Tirana B 11:00
Belshi-Brians 15:00
Rubiku-Orikumi 13:00
Shkëndija D. (pushim)
Java e 4-t (20 mars)
Brians-Rubiku 13:00
Tirana B-Belshi 15:00
Shkëndija D.-10 Shtatori 11:00
Orikumi (pushim)
Java e 5-të(27 mars)
Belshi-Shëknidja D. 11:00
Rubiku-Tirana B 15:00
Orikumi-Brians 13:00
10 Shtatori (pushim)
Java e 6-të (3 prill)
Tirana B-Orikumi 13:00
Shkëndija D.-Rubiku 15:00
10 Shtatori-Belshi 11:00
Brians (pushim)
Java e 7-të (10 prill)
Rubiku-10 Shtatori 11:00
Orikumi-Shkëndija D. 13:00
Brians-Tirana B 15:00
Belshi (pushim)
GRUPI B
Java e 1-rë (7 mars)
Shkëndija T-Inter. 1-1
IDS-Shkodra 0-2
Gostima-Shënkolli 2-5
Partizani (pushim)
Java e 2-të (11 mars)
Shkodra-Gostima 0-2
Inter.-IDS 10-0
Partizani B-Shkëndija T. 0-1
Shënkolli (pushim)
Java e 3-të (15 mars)
IDS-Partizani B 11:00
Gostima-Inter. 15:00
Shënkolli-Shkodra 13:00
Shkëndija T. (pushim)
Java e 4-t (20 mrs)
Inter.-Shënkolli 11:00
Partizani B-Gostima 13:00
Shkëndija T-IDS 15:00
Shkodra (pushim)
Java e 5-të (27 mars)
Gostima-Shkëndija T. 13:00
Shënkolli-Partizani B 15:00
Shkodra-Inter. 11:00
IDS (pushim)
Java e 6-të (3 prill)
Partizani B-Shkodra 13:00
Shkëndija T.-Shënkolli15.00
IDS-Gostima 11:00
Internacionale (pushim)
Java e 7-të (10 prill)
Shënkolli-IDS 11:00
Shkodra-Shkëndija T. 13:00
Inter.Partizani B 15:00
Gostima (pushim)
ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"