KATEGORIA E TRETË/ Basania “presion” Arnisës për kreun, Memaliaj komandon e vetme. Ja rezultatet dhe renditjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 11:36

KATEGORIA E TRETË/ Basania “presion” Arnisës për kreun, Memaliaj komandon e vetme. Ja rezultatet dhe renditjet

Është mbyllur totalisht java e 3- të e Kategorisë së Tretë. Në shtatë ndeshje të zhvilluara mes katër ditëve, u prodhuan plot 28 gola. Nëse në Grupin A janë dy skuadra që bashkëkryesojnë me pikët maksimale, në Grupin B komandën e ka marrë Memaliaj.

kategoria-e-trete

EAGLES-BASANIA

Basania nuk ndalet as në kryeqytet, aty ku e priste Eagles. Edhe pse e nisën ndeshjen në disavantazh, ata e përmbysën gjithçka me “poker”. Pas 26 minutash shënuat Shqiponjat me anë të Çibukut nga pika e 11-metërshave, por shpejt reaguan miqtë. Pasi Dodani barazoi, Mila i çoi në pushim në shifrat 1-2. Në fraksionin e dytë skuadra shkodrane shënon dhe dy gola të tjerë me anë të Shimajt dhe Flori Leka. Me tri fitore, shkodranët i bashkohen Arnisës në kryesim.

bas

KINOSTUDIO-KLOSI

Ndërsa është në pritje për të luajtur ndeshjen e prapambetur me Prestige, Klosi luajti javën e tretë. Në Kamzë u përball me Kinostudion. Siguroi një fitore të ngushtë falë golit të Cevanit nga goditja e këndit në minutën e 64- t. Ka qenë një duel i fortë dhe me raste, madje shtylla u mohoi matjanëve rrjetën e dytë. Ndërkohë që Kinostudio i goditi dy herë shtyllat e portës mike. Fillimisht ishte Kuqi në minutën e 40-të që goditi shtyllën pingule dhe më pas, në të 82-ën ishte Shehaj që përplasi topin në traversë. Ky ishte trepikëshi i parë për Klosin, ndërsa kryeqytetasit zhytet në fund bashkë me Përmetin kur ende nuk njohin pikën.

kin

MEMALIAJ-OSUMI

Memaliaj regjistron fitoren e tretë, këtë herë përballë Osumi. Skuadra mike ua bëri vërtetë “malore” memaliotëve, aq sa pjesa e parë i mbyll pushim. Malaj e Hyzellari, sidoqoftë sollën qetësi për vendësit, me golat e shënuar në të 66-ën dhe 69-ën. Skuadra beratase mund ta çonte edhe në barazim, por shtylla i mohoi dy rrjeta pak para fundit.

mem

TEPELENA-HIMARA

Në “Sabaudin Shehu” pati vërtet spektakël, atje ku u zhvillua Tepelena-Himara. Ishin Pashaj me Xhafën që dhuruan shou për të besuarit e Ilir Selimit, duke shënuar plot pesë gola së bashku. I pari realizoi tripletë në minutat 27’, 79’, 88’ dhe Xhafa dopietë në 72’ e 85’. Duhet thënë që ishin himarjotët që shënuan të parët me Çuçkën që pas 12 minutash, por si ajo rrjetë dhe ajo e Punavijës në të 82-ën vlejtën vetëm për statistikë.

tep

ALBPETROLI-SKRAPARI

Albpetroli ka bërë detyrën në “Alush Noga”. Plot pesë gola përballë Skraparit, i dhuruan një trepikësh të çmuar të besuarve të Bledar Borovës. Siparin e golave e hapi Kumanaku në minutën e 19-të dhe kështu shkuan në pushim. Mehmeti arrin të dyfishojë vetëm në të 63- ën, ndërsa Mehmeti dhe Dhrami vulosën “manitën” pas të 80-ën. Skraparllinjtë mundohen të reagojnë, por pa rezultat. Mbrojtja vendëse është mirë e pozicionuar.

alb

asfsdfasdf

A.DUSHKU/ R.SULI/ L.FEJZULLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"