Kategoria e Tretë/ Adriatiku kampion, Këlcyra ka edhe një shans për ngjitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 9:42

Kategoria e Tretë/ Adriatiku kampion, Këlcyra ka edhe një shans për ngjitjen

Merr zyrtarisht fund Kategoria e Tretë edhe për këtë sezon. Me dy ndeshjet e zhvilluara dje në kompleksin “Shtëpia e Futbollit” pranë FSHF-së, u shpallën verdiktet finale. Këtë herë luhet për titullin kampion dhe “biletën” e tretë që të çon në Kategorinë e Dytë.

kategoria-e-trete

Adriatiku mundi Albanët dhe mori trofeun, ndërsa Këlcyra likuidoi Përmetin dhe fitoi të drejtën për të luajtur një tjetër ndeshje shtesë me Tepelenën për të diskutuar ngjitjen.

ADRIATIKU-ALBANËT 2-0 Luhej totalisht për prestigj. Finalja, e cila nisi në orën 17:00, vlente për trofeun e Kategorisë së Tretë, pasi Adriatiku dhe Albanët janë zyrtarisht të ngjitura. Ishte një ndeshje e luajtur me ritëm dhe raste, e megjithatë në fund fitimtarë dolën të besuarit e Ded Mehmetit. Skuadra nga Katundi i Ri i Qarkut Durrës, likuidoi me një dopietë të shpejtë të Eldi Malës. Për mbi 80 minuta po shkonte në barazim, por mendoi 20-vjeçari që të bëjë heroin. Shënoi në të 80-ën dhe 84- ën dhe në fund ngritën kupën.

PËRMETI-KËLCYRA 0–2 Në orën 14:00 zbritën në fushë Këlcyra-Përmeti. Një ndeshje e dominuar nga të besuarit e Robert Spahiut gjatë pjesës së parë. Patën 5-6 raste shënimi me Shelen dhe Musajn, si dhe dy të tjera nga Kalu. E megjithatë, nga dëshira e madhe për të zhbllokuar shifrat dhe nxitimin, shpërdoruan. Përmetaret patën vetëm një moment për të shënuar. Naska nxori të lirë Shtamën, por topi kaloi ngjitur me shtyllën. Edhe fraksioni i dytë foli për këlcyrjotët, që dukshëm janë më lart edhe fizikisht. Dhe në të 72-ën zhbllokojnë shifrat, pas një goditjeje dënimi. Ekzekutim perfekt nga 35 metra i Sheles dhe sfera shkon në gol. As dy minuta më vonë, Hasa shpërthen në mesfushë dhe kur afrohet në zonë përballë portierit nuk fal për golin e dytë. Pjesa e mbetur e lojës u menaxhua më së miri dhe tashmë Këlcyra pret vetëm axhendën e finales së “play off”- it me Tepelenën, që vlen për ngjitjen.

KATEGORIA (1)

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"