KATEGORIA E TRETË/ Adriatiku e Përmeti “vallëzojnë” me kreun, mësoni rezultatet dhe renditjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 10:50

KATEGORIA E TRETË/ Adriatiku e Përmeti “vallëzojnë” me kreun, mësoni rezultatet dhe renditjet

Me dy ndeshjet e luajtura dje në Kamzë, është mbyllur java e 10-të e Kategorisë së Tretë. Adriatiku e Përmeti “vallëzojnë” me kreun, teksa kanë mundur respektivisht Skraparin dhe Çermën.

kategoria-e-trete

Skuadra debutuese e Katundit të Ri mundi 6-1 skraparllinjtë. Starti i ndeshjes ka qenë “i zjarrtë”, ku brenda dy minutave të para skuadrat shënuan.

Ishte Lame që shënoi i pari, ndërsa direkt barazoi Mehmeti. Më pas, nuk pati më histori për kryesuesit.

Mehmeti plotëson dopietën, po kështu edhe Fuçija, ndërsa dy golat e tjerë mbajnë firmën e Kllarit e Lalës.

99

Përmeti-Çerma pastaj, ishte mjaft interesante. Lushnjarët e mbyllën në avantazh pjesën e parë, me gol të Sulës.

Në fraksionin e dytë erdhi përmbysja përmetare. Ekuilibrin e solli Sallufi, ndërsa i sapofuturi Zifla “vulosi” fitoren me një supergol.

Çerma mundohet që të barazojë, por shtylla dhe traversa bëhen pengesë.

98

97

ABDULLAH DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"