Kategoria e Tretë/ Adriatiku dhe Albanët, goleada për ngjitjen! Ja të gjitha rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2023 | 11:56

Kategoria e Tretë/ Adriatiku dhe Albanët, goleada për ngjitjen! Ja të gjitha rezultatet dhe renditja

Nisi faza e tretë për Grupin B në Kategorinë e Tretë, ndërsa Grupi A luajti javën e 13-të. Të martën ishte planifikuar SpartakuKinostudio, por derbi nuk u zhvillua, pasi Spartaku nuk u paraqit në fushë.

kategoria-e-trete

Kryesori Armando Hoxha zbatoi rregulloren, duke rreshtuar në fushë 11 futbollistët e Kinostudios dhe pasi priti 45 minuta, vërshëlleu fundin e ndeshjes. Gjë që përkthehet me fitore 3-0 në tavolinë për ekipin e Gledis Gjonpalajt. Për Spartakun kjo është hera e dytë që përsëritet, ndërsa një javë më herët kundër Këlcyrës u paraqitën vetëm me 5 lojtarë. Të mërkurën Adriatiku ishte i papërmbajtshëm, mundi 7-1 Çermën.

Një trepikësh që i blindon në krye të Grupit A, me 27 pikë. Ishte Hasani që hapi serinë e golave në të 9-ën, ndërsa protagonistë u bënë Fuçija me tripletë dhe Mema me dopietë. Pati vend edhe për një rrjetë të Locit, që të “vuloste” rezultatin tenistik. Lushnjarët, sakaq, realizuan golin e nderit me A.Priftin. Takimi tjetër mes Albanëve dhe Minatorit përfundoi 8-2 për kryesuesit. Tri dopieta nga Dajti, Mamutaj dhe Frimpong, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Rica dhe autogol i Bobës. Dy golat për bulqizakët erdhën nga A.Peti dhe Demiri. Edhe e mërkura pati dy ndeshje. Drini bëri një paraqitje mjaft të mirë, por nuk e kaloi dot Këlcyrën.

Ata menaxhuan mirë dy golat e shënuar në fraksionin e parë nga Shele dhe Tepshi, duke zhvlerësuar rrjetën e Dogjanit. Sfida tjetër mes Përmetit dhe Klosit ishte ndër më interesantet. Edhe pse përmetarët shënuan të parët me një parabolë të J.Kërdhickës, matjanët përmbysën gjithçka me një dopietë të O.Kolës pa shkuar në pushim. Që me ardhjen në krye të pankinës të trajnerit Lulzim Kola dhe zëvendësit Artan Gjoka, klosianët regjistrojnë 5 fitore radhazi. Ndeshja e sotme mes Basanisë dhe Skraparit është ajo që do të mbyllë këtë javë në Kategorisë së Tretë.BVNVN

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"