KATEGORIA E TRETË/ 21 gola në dy ndeshje! “Çmendet” Drini, Valbona drejt ngjitjes (REZULTATET DHE RENDITJA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2022 | 14:37

KATEGORIA E TRETË/ 21 gola në dy ndeshje! “Çmendet” Drini, Valbona drejt ngjitjes (REZULTATET DHE RENDITJA)

Me dy ndeshjet e luajtura dje në Kamzë, ka nisur java e parafundit e Kategorisë së Tretë.

KATEGORIA E TRETE

Janë shënuar plot 21 gola, por në sy ra fitorja e thellë e Drinit, që shënoi 12 herë në portën e Osumit.

Valbona vazhdon serinë e fitoreve dhe me të 10- ën për këtë sezon hedh një këmbë në Kategorinë e Dytë. Osumi–Drini u mbyll me shifrat 5-12.

Dy skuadrat që mbyllin tabelën janë argëtuar dje. Diferencën e bëri Hasalami, që shënoi golin spektakolar të kthesës. “Poker” personal realizuan Xhuti me Doçajn, Koçi bëri dopietë, por rrjetën e gjeti edhe A.Dogjani.

Për skuadrën dimalase shënoi Llazo një tripletë dhe më pas Koka e Braçja. Mund të themi se goli i Xhuljano Koçit, që erdhi fill pas golit të Llazos, ishte më i shpejti, brenda 7 sekondash.

Sapo topi vihet në qendër, Hasalami adreson një top në thellësi te Koçi. Ky godet direkt, pa qëndruar topi dhe tund rrjetën.

Në këtë takim, për herë të parë gjykon një asistent 18- vjeçar, Ernest Cena.

SKE 2

Ndeshja tjetër, ajo mes Eagles e Valbona, pati rivalitet. Tropojanët e gjetën avantazhin me penalltinë e R.Balliut dhe në të 41-ën dyfishuan me Prengën.

Edhe pse në pjesën e dytë “shqiponjat” ngushtuan shifrat me Hajdarin, ajo predhë e R.Balliut “vulosi” gjithçka në 3-1.

SKE 23

SK3 3

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"