Kategoria e Parë/ Vora i falet golit të Peraltës dhe ruan distancën me kreun, Besa nuk di të dalë nga kriza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 15:24

Kategoria e Parë/ Vora i falet golit të Peraltës dhe ruan distancën me kreun, Besa nuk di të dalë nga kriza

Vora ka arritur që të marrë një trepikësh me vlera në transfertë, ku në fushën e Luzit vorakët mposhtën Besën me rezultatin 1-0.

vora

Pas kësaj ndeshje të dy ekipet ruajnë pozitat në renditje, por Vora ruan diferencën me kreun, ndërsa Besa mbetet sërish në zonën e rrezikut. Takimi u vendos nga goli i Peraltas në minutën e 74-t. Me këtë fitore Vora shkon në kuotën e 22 pikëve, 7 më pak se Bylisi kryesues. Ndërsa Besa mbetet në kuotën e 10 pikëve.

BESA-VORA 0-1

Peralta 74′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"