Kategoria e Parë/ Nuk ka fitues mes Maliqit dhe Butrintit, skuadrat ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2021 | 17:39

Kategoria e Parë/ Nuk ka fitues mes Maliqit dhe Butrintit, skuadrat ndajnë pikët

Sot është luajtur e vetmja ndeshje në Kategorinë e Parë, ajo mes Maliqit dhe Butrintit që përfundoi në barazim 1-1.

maliqi

Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Ivanit që shënoi pas vetëm 8 minutash lojë. Por avantazhi i maliqarëve zgjati vetëm 13 minuta, pasi Hyska barazoi shifrat në minutën e 21-të për Butrintin.

Pjesa tjetër e lojës ishte pa shumë histori me të dyja skuadrat që ndajnë nga një pikë. Maliqi mbetet në zonën e ftohtë në vendin e 13 me 6 pikë të grumbulluara, ndërsa Butrinti pozicionohet në vendin e gjashtë me 11 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"