Kategoria e Parë me 57 të huaj, vetëm Korabi “bio”/ Tregu brazilian dhe nigerian kanë “pushtuar” Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2023 | 21:25

Kategoria e Parë me 57 të huaj, vetëm Korabi “bio”/ Tregu brazilian dhe nigerian kanë “pushtuar” Shqipërinë

Kategoria e Parë është “pushtuar” nga të huajt. Pasi është mbyllur zyrtarisht merkatoja dhe ka nisur sezoni 2023- 2024, mund të dalim edhe në konkluzione. Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë klubet tona e kanë përqendruar “pazarin” jashtë territorit shqiptar.

Korabi-Tomori

Pas një hulumtimi të bërë nga gazeta “Panorama Sport”, në listën e federimeve të 12 ekipeve tona rezultojnë 57 lojtarë të huaj. Jo pak, duhet thënë, kur dihet që në fushë lejohen vetëm 5. Mesatarisht janë 4.7 lojtarë për ekip.

Tregu brazilian dhe nigerian

Tregu brazilian dhe ai nigerian janë më të preferuarit, pasi 31 vijnë nga këto dy vende. Në “pod” janë ata nga vendi i “sambës”, 17 të tillë. Nigerianët i ndjekin me 14. E megjithatë, nuk mungojnë as futbollistë nga vende të tjera të Afrikës apo Amerikës Latine. Vlen të saktësohet se në këtë listë nuk kemi përfshirë kosovarët, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe as ata shqiptarë që kanë një pasaportë të huaj.

Burreli mban “kurorën”

Në Burrel nuk flitet “shqip”. Janë skuadra që kanë më shumë të huaj në organikë për këtë kampionat. Plot 9, diçka më pak se një formacion. Ndoshta cilësia nuk u mungon matjanëve, por stresi do të jetë i gjithi për Dorjan Bubeqin, që vetëm duhet të bëjë mirë llogaritë kur të ndërtojë 11-shen. Pas nuk mbeten Flamurtari me Bylisin, që kanë 8 të federuar në ekipin e parë. Themi me ekipin e parë, pasi ballshiotët kanë një duzinë me të huaj në ekipin U-21 dhe grupmoshat e tjera.

KORABI, I VETMI “BIO”

Korabi është i vetmi klub që nuk ka federuar asnjë lojtar të huaj në ekip. Dibranët janë plotësisht “bio”, pasi e kanë ndërtuar ekipin duke u bazuar te produkti shqiptar. Ndonëse Ujkan Muça dhe Rihan Zeqiri janë me pasaportë të Maqedonisë së Veriut, kanë gjak shqiptari dhe nuk mund të llogariten assesi si ekstrakomunitarë.

KAT 1 TE HUAJT LOGO

Kat 1 logo pj 2

ADELA MERKO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"