Kategoria e Parë mbyll javën e 25-të, luhet vetëm një ndeshje për “play-off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 8:31

Kategoria e Parë mbyll javën e 25-të, luhet vetëm një ndeshje për “play-off”

Në Kategorinë e Parë do të luhet vetëm një ndeshje, e cila përmbyll javën e 25-të. Në orën 14:00, Apolonia pret Korabin në “Loni Papuciu”, një sfidë direkte nisur nga renditja.

kategoria-e-pare-1

Fierakët renditen në vendin e pestë me 35 pikë, por po aq pikë ka edhe Korabi i vendit të gjashtë. Kjo e bën interesante, pasi skuadrat kërkojnë të lënë njëra-tjetrën poshtë vetes. Më shumë se sa një sfidë për renditjen, është edhe një prestigj.

Të dyja skuadrat kanë arritur “play-off”-in sezonet e fundit dhe këtë synim kanë edhe këtë herë, me objektin që është pranë, por ende nuk është arritur, ndaj sfida e sotme paraqet interes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"