KATEGORIA E PARË/ Marrin fund dilemat për edicionin e ri, ja skuadrat pjesëmarrëse të sezonit 2023-2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 20:04

KATEGORIA E PARË/ Marrin fund dilemat për edicionin e ri, ja skuadrat pjesëmarrëse të sezonit 2023-2024

Kategoria e Parë u mbyll pak javë më parë me Skënderbeun që fitoi titullin dhe Dinamon në vendin e dytë. Këto dy skuadra ia kanë dalë të ngjiten në Superiore, ndërkohë që Korabi mbetet në të parën.

kategoria-e-pare-1

Nga Superiorja, në të Parën këtë sezon do të jenë edhe Kastrioti e Bylisi që rikthehen pas një sezoni zhgënjyes mes më të mirave. Dy skuadrat do të synojnë që të rikthehen sa më shpejtë në Superiore, megjithëse rivaliteti është i madh.

Dy skuadrat e reja në të parën, janë edhe AF Elbasani e Vora që arritën të fitonin titullin kampion në Kategorinë e Dytë për Grupin A dhe B. Nga Kategoria e Parë, kanë rënë Besëlidhja, Tërbuni, Turbina, Oriku.

KATEGORIA E PARË

  1. APOLONIA
  2. BESA
  3. BURRELI
  4. BYLIS
  5. ELBASANI
  6. FLAMURTARI
  7. KASTRIOTI
  8. KORABI
  9. LUSHNJA
  10. LUZI 2008
  11. TOMORI
  12. VORA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"