KATEGORIA E PARË/ Lushnja mund Besën në frymën e fundit, Vora dhe Elbasani ndahen në paqe (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 23:59

KATEGORIA E PARË/ Lushnja mund Besën në frymën e fundit, Vora dhe Elbasani ndahen në paqe (VIDEO)

Java e 13-të e Kategorisë së Parë u mbyll me dy ndeshjet që nisën në orën në orën 13:30. Lushnja e nisi mirë takimin në shtëpi duke e gjetur golin që në minutën e 4-t me Zisin, por tre minuta nga fundi Besa barazon me Perjen. Por vendasit nuk dorëzohen dhe në shtesë gjejnë golin e fitores me Preknicaj.

kategoria-e-pare-1

Në barazim u mbyll dueli mes dy pretendentëve,  Vora dhe Elbasani. Takimi u zhvillua pa praninë e tifozëve, pasi Vora është e dënuar nga Komisioni i Disiplinës pa ngjarjeve që ndodhën në Fier ndaj Apolonisë. Qardaku shënoi për vorakët në minutën e 23-të të pjesës së parë dhe në të 43-ën  Greca barazon shifrat për elbasanasit.

 

REZULTATET 

VORA 1-1 AF ELBASANI

23′ Qardaku/ 43′ Greca

GOLI I GRECËS (VIDEO)

GOLI I QARDAKUT (VIDEO)

LUSHNJA 2-1 BESA 

4′ Zisi, Preknicaj 90+4’/ 87′ Perja

FORMACIONET ZYRTARE

VORA: Ruçi, Ismaili, Tabaku, Prengaj, Xhemalaj, Vrapi, Daio, Dalipi, Frenklin, Raboshta, Qardaku

ELBASANI: Totoshi, Broshka, Pere, Zaimi,  K. Kasa, Karakaçi, Hasani, A.Kasa, De Melo, Greca, Lleshi

LUSHNJA: Alimucaj, Magani, Kasmollari, Disha, Tabaku, Andoni, Arapi, Valentin, Xherrison, Xhejms, Zisi

BESA: Kaloshi,  Berisha, Ramilli, Kapo, Nurja, Balla, Ali, Moraesh Mezani, Xhabrahimi, Pengu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"