KATEGORIA E PARË/ Kastrioti dhe Elbasani ndajnë pikët, Apolonia triumfon ndaj Lushnjës me gola. Të gjitha rezultatet
Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e parë në Kategorinë e Parë.
Dueli mes Kastriotit dhe Elbasanit është mbyllur në barazimin 1-1.
Ata që kaluan në avantazh fillimisht ishin verdheblutë me Peren në minutën e 58-të. Ndërsa në të 61’ Çela riktheu baraspeshën. Kështu të dyja ekipet kanë ndarë pikët.
Nga ana tjetër Apolonia ka mposhtur në transfertë Lushnjën. Fierakët kanë triumfuar me rezultatin 3-0. Autorët e golave ishin Trifoni, Rakipaj dhe Kaçanolli.
FORMACIONET ZYRTARE:
KASTRIOTI 1-1 ELBASANI
61′ Çela/ 58′ Pere
KASTRIOTI: Malaj, Neziri, Baruti, Kodra, Çela, Dosseh, Kuka, Musaj, Saliaj, Arapi, Diamanti
Trajner: R. Ndreu
ELBASANI: Kuka, Pere, Karakaçi, Broshka, Idrizaj, Llashi, Leonardo, Kasa, Telushi, Hasani, Ajazi
Trajner: N. Dede
LUSHNJA 0-3 APOLONIA
19′ Trifoni, 64′ Rakipaj, 78′ Kaçanolli
LUSHNJA: Haremi, Kasmollari, Ruço, Fikaj, Basha, Valentin, Xhejms, Zisi, Kananaj, Muça, Tabaku
Trajner: G. Magani
APOLONIA: Harizaj, Asllanaj, Bejzade, Orelesi, Shanaj, Trifoni, Hebeja, Maksuti, Maksuti, Ndubuisi, Antoni
Trajner: R. Rodriges